Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion personal, që dëshmon për paragjykimet, simpatitë, frymëzimin dhe miqësitë e artistit.
Në vitin 2023 Galeria e Arteve të Qytetit të Sofjes mori një donacion të madh nga Julia Bankova dhe trashëgimtarët e Nikollaj Shmirgella, me vepra të autorëve bullgarë dhe të huaj, të cilat janë baza e ekspozitës aktuale. Koleksioni i larmishëm i Shmirgelës përfshin vepra me autorët e të cilave skulptori ka qenë në marrëdhënie të ngushta - Aleksandër Zhendov, Stojan Venev, Georgi Popov - Xhon, Aleksandër Stamenov, Svetlin Rusev, e të tjerë. Prezantohen edhe vepra të artistit kubanez Carmelo Gonzalez, i ftuar në studion e Shmirgellës. Ekspozita mund të shihet deri më 6 prill.
Nikollaj Vlladov-Shmirgella (1911 – 1999) ishte skulptor, piktor, ilustrues, kritik, një figurë e lidhur fort me teatrin, një nga artistët aktivë të viteve 1930 në të gjitha fushat e artit. Ai ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, krijues i ekspozitës së përhershme të ikonave në kriptën e kishës-monument “Shën Aleksandër Nevski”.
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...