Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe estetik, karta bullgare e identitetit u dekorua edhe për mbrojtjet më moderne të integruara në të, si dhe për mbajtësin elektronik të informacionit në të cilin regjistrohen në mënyrë dixhitale të dhënat biometrike dhe identiteti elektronik.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se kjo është një njohje e jashtëzakonshme për punën e palodhur të ekipit krijues të punonjësve të MPB-së, ndër zgjidhjet më moderne nga kompanitë lider botërore në fushën e pasaportave elektronike, kartëmonedhave, kartave smart dhe industrive të ngjashme.
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..