Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Pamje nga Caribrodi
Foto: far.rs

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të Këshillit të Evropës, Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ambasadave të vendeve anëtare të BE-së dhe të SHBA-së, të Kanadasë, Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë në Beograd. Përfaqësuesit e pakicës bullgare dënojnë ashpër spekulimet që vënë në pikëpyetje identitetin kombëtar të bullgarëve në Serbi përmes një "kombi të sajuar shop" (shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore të Bullgarisë, Serbisë Lindore dhe në pjesën verilindore të Maqedonisë së Veriut me identitet kombëtar bullgar, serb ose maqedonas - shënimi i redaktorit), përmes të cilit "krijohet një kufi artificial etnik me bashkatdhetarët e tyre në atdhe".

Prof. i Asoc. Angell Xhonev

“Për shopët flitet si diçka ndryshe nga bullgarët, natyrisht, ndryshe nga serbët, por më afër tyre - është kryer shumë punë në këtë drejtim, si nga propagandistët, ashtu edhe nga studiuesit. Ky koncept përdoret më tepër si një mjet ndihmës për idenë е madhe serbe, si një patericë, për ta thënë në një gjuhë më popullore. "Një patericë e ngjashme përdoret kundër bullgarëve maqedonas, duke u promovuar maqedonizmi," shpjegon Prof. Angell Xhonev nga Instituti për Studime Historike në Akademinë Bullgare të Shkencave.

Kisha në Caribrod Fjetja e Hyjlindëses Mëri

Sipas aktivistes dhe shkrimtares për të drejtat e njeriut Zdenka Todorova nga Caribrodi, gjatë luftërave për trashëgiminë jugosllave, të udhëhequra nga lideri serb Sllobodan Millosheviq, spekulimet për të ashtuquajturin " komb i shopëve" në Serbi u forcuan.

“Duke punuar si gazetare në Nish, gjëja më e mahnitshme për mua ishte kur Radio Televizioni i Serbisë (RTS) dërgoi një ekip për të shëtitur nëpër Caribrod për tre ditë për të kërkuar shopë. Ky ishte fillimi i kësaj fushate. Ata shkuan në Varrezat e Caribodit, të cilat janë shumë të vjetra. Po ecnin atje duke kërkuar shopë. Natyrisht, ata nuk gjetën asnjë banor të Caribrodit i cili t'u thoshte se ai ishte shop dhe duke qëndruar pranë varrezave të bullgarëve të vdekur, thanë: "Këtu, në këto varreza të vjetra pushojnë në paqe serbët, bullgarët dhe shopët". Në fakt kjo ideologji filloi që atëherë”.

Zdenka Todorova

Shkrimtarja thotë se përpjekjet serbe për të kërkuar përfaqësues të gjallë dhe autentikë të “kombit shop” pranë kufirit bullgaro-serb nuk kanë ndalur. Duhet të dihet se ne, bullgarët nga Krahinat Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare – shën. red.), e kundërshtuam këtë ideologji dhe jemi heronjtë e vetëm në gjithë këtë situatë. Sepse ne e zmbrapsëm këtë presion, këtë ndikim të fortë, që ata të mos e imponojnë të ashtuquajturin “Fjalor i Shopëve”. Nëse “Fjalori i Shopëve” në vitin 1996 ishte botuar, çfarë do të ndodhte më pas? Drejtshkrimet, të folurit etj., ky ishte një rrezik i madh. Kroatët në Vojvodinë u ndanë në një pakicë kombëtare kroate dhe në bunjevci. Dhe bunjevci janë një grup etnografik si pjesë e kroatëve si popull. Ky ishte edhe qëllimi për ne. Dhe nëse ata e njohin statusin e shopëve si një popull, kauza do të humbasë. “Ne nuk lejuam që kjo të ndodhë”, theksoi Zdenka Todorova për Radio Bullgarinë.

Në Serbinë e sotme jeton një komunitet bullgar me rrënjë nga Mesjeta, kujtuan në një deklaratë të tyre para pak kohe shkencëtarët nga Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. "Kombi i shopëve" përdoret si një mjet ndihmës në luftën kundër etnisë bullgare dhe shtetit bullgar. Kjo fazë kalimtare është e nevojshme për Beogradin për asimilimin më të shpejtë të bullgarëve në planin e politikës së brendshme, dhe në politikën e jashtme - për krijimin e një pakice "serbe" në Bullgari përmes termit "shop". Beogradi ka një traditë në këtë aspekt, thuhet në dokument të mbështetur nga 40 përfaqësues të qarqeve akademike që u është drejtuar spekulimeve në fqinjin tonë perëndimor, me të cilat kontestohet identiteti kombëtar i bullgarëve atje.

Pamje nga Bosilegradi

Prof. i Asoc. Angell Xhonev, i cili gjithashtu nënshkroi deklaratën, theksoi faktin se kur është bërë regjistrimi i fundit i popullsisë në Serbi në vitin 2022 autoritetet nuk e kanë përfshirë opsionin "shop" për vetëvendosjen e të anketuarve. Por kjo është provuar në një mënyrë delikate:

"Gjatë regjistrimit të fundit me opsionin "të tjera" u provua një qasje e ngjashme. Disa dhjetëra njerëz me sa duket e kanë përshkruar veten si të tillë. Duhet të theksoj këtu se bullgarët u zvogëluan në një numër gjithnjë e më simbolik - rreth 13 000 njerëz. Në komunat bullgare të Caribrodit dhe Bosilegradit, të cilat në thelb janë tërësisht bullgare, u arrit deri në një barazim midis atyre që e përkufizojnë veten si bullgarë dhe atyre që e përkufizojnë veten si serbë."


Riorganizimi administrativ përdoret gjithashtu për të përçarë bullgarët në Serbi. Fshatrat e banuar me bullgarë nga komunat e Caribrodit dhe Bosilegradit janë transferuar në komunat Surdulica, Babushnica dhe Pirot, gjë që nuk lejon që popullata të përfitojë nga të drejtat ligjore të pakicës, thekson studiuesi nga Akademia Bullgare e Shkencave. Ai i bëri thirrje shoqërisë dhe shtetit bullgar që të ndjekë një politikë të qëndrueshme për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve në Serbi, si dhe për të përdorur procesin e negociatave midis Serbisë dhe BE-së për zgjidhjen e problemeve.

"Është e domosdoshme që të mos heshtim. Duhet të tregohet realiteti në terren, i cili nuk është aspak i këndshëm. Minoriteti bullgar ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë ekonomike dhe kulturore" – theksoi Prof. i Asoc. Xhonev në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Foto: far.rs, BTA,  arkiv pesronal Zdenka Todorova, arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata turistike Trapezica

Rruga drejt shëndetit – fushata “Lëviz dhe fito” nis me një shëtitje deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”

Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës “Lëviz dhe fito” . Shëtitja e parë do të zhvillohet më 3 maj me pikë grumbullimi – Ura e Peshkopit..

botuar më 25-05-03 9.10.PD

Reliktet e Shën Gjergjit Fitimtar vizitojnë kishën "Shën Athanasi i Madh" në Gorni Llozen

“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin Gorni Llozen të Sofjes, dhe shton se shumë herë ka parë mrekullitë që Shën Gjergji bën edhe sot...

botuar më 25-05-02 11.00.PD

1160 vjetori i pagëzimit të popullit bullgar do të kremtohet në Pliska

Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..

botuar më 25-05-02 6.10.PD