Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me pagesë. Xhirimet janë planifikuar për në fund të verës në Kanada. Filmi është debutimi artistik regjisorial për Cassandra Brooksbank, skenari është i Jason Hellerman.
Kompania “Balboa Productions” është themeluar në vitin 2018 nga Sylvester Stallone dhe Braden Aftergood dhe tashmë ka disa projekte të suksesshme, duke përfshirë serialin “Tulsa Kung” (Mbreti i Tulsës).
Maria Bakallova, do të marrë pjesë edhe në projekte dhe premiera të tjera deri në fund të vitit 2025, mes tyre është filmi "May-day", në të cilin ajo është partnere me Ryan Reynolds dhe Kenneth Branagh.
Lexoni më tepër për aktoren e njohur bullgare Maria Bakallova në arkivin e Radio Bullgarisë:
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...