Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në konferencën për Intelektin Artificial në Paris, kryeministri Rosen Zheljazkov foli me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara

Foto: Këshilli i Ministrave

Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e Samitit të Inteligjencës Artificiale (AI) në Paris.

Zheljazkov i theksoi nënpresidentit Vance se mbrojtja dhe teknologjitë e reja janë ndër fushat në të cilat të dy vendet mund të bashkëpunojnë në një nivel më të thellë. Si shembull, ai vuri në dukje institutin bullgar INSAIT, i cili  zhvillon një sërë teknologjish të reja për kompanitë globale, si Google dhe Amazon.

Në Paris, Zheljazkov prezanton përvojën bullgare në inteligjencën artificiale, duke përfshirë rolin e INSAIT, modelin në gjuhën bullgare BgGPT dhe platformën e parë për kontrollimin e modeleve gjeneruese të AI për pajtueshmërinë me Aktin Evropian për Inteligjencën Artificiale.

Lexoni më tepër:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD