Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m., stil i lirë, në ujërat e Detit Baltik. Përpara BNT-së Cankov tha se kjo është hera e tij e parë kur ka notuar në disiplinën më të gjatë në këtë sport – 1000 m. në një temperaturë uji prej 2.6 gradë.
Bullgari, i cili u zgjodh si garuesi më i mirë i Kupës së Botës në notin në ujëra të akullta, theksoi se noti dimëror është një sport në të cilin po garojnë gjithnjë e më shumë sportistë të rinj me arritje gjithnjë e më të forta.
Në verë, Canko Cankov shpreson të marrë pjesë në shtatë maratonat më të vështira të notit në botë dhe të notojë përmes ngushticës Molokai, dhe në fund të vitit ai planifikon të përpiqet të përmirësojë rekordin botëror për notin 24-orësh pa ndalesë në një pishinë 25 metra në Burgas.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi titullin e nënkampionit në Formula 3 për sezonin 2025, pasi përfundoi i dyti në garën kryesore në Monza të dielën, më 7 shtator. "Ndihem fantastikisht - tha ai pas finales, cituar nga sportal.bg. - Ishte një vit i..
Ivan Ivanov fitoi titullin në kategorinë e juniorëve në US Open, duke mposhtur Aleksandër Vasilev në një finale historike bullgare . Kështu, pas Wimbledon, kampioni 16-vjeçar ngriti kupën në një turne të dytë radhazi nga Grand Slam. Nxënësi i..
Për herë të parë në historinë e tenisit, dy bullgarë do të garojnë për titullin e US Open. Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e juniorëve, pasi fituan ndeshjet e tyre në hapin parafundor drejt ndeshjes..