Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan, njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij kujdesen për të në mënyrë aktive dhe me shumë emocion, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdojnë të monitorojnë vezët e tyre të tjera. Ornitologët presin që në ditët në vijim të çelin më shumë zogj pelikani, gjë që është një shenjë pozitive për koloninë në zonë.

Momenti i lumtur i familjes së re është kapur nga kamerat e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve:

"Kalimok - Brëshlen" është një nga vendet e pakta në Bullgari ku bën fole pelikani dalmat i rrezikuar. Zogjtë më të mëdhenj shtegtarë në Evropë bëjnë fole në ishuj të izoluar në ujërat e cekëta të Danubit. Inkubacioni zgjat rreth një muaj dhe gjatë kësaj periudhe edhe të dy prindërit inkubojnë vezën me radhë. Pasi çelin, zogjtë e vegjël varen plotësisht nga kujdesi i prindërve të tyre dhe disa muaj më vonë janë gati për fluturimet e tyre të para. Në vitin 2024, 92 familje kanë bërë fole në rajonin Tutrakan, duke rezultuar në një rritje të popullsisë prej 120 zogjsh rekord.

Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD

Agjencia "Mjara": 81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale

81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk ​​janë të bindur se ekziston një ekonomi tregu funksionale në vendin tonë. Të dhënat janë nga një anketë e pavarur nga..

botuar më 25-11-18 2.33.MD

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD