Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

16 shkurti është ditëlindja e programit shumëgjuhësh të Radios Kombëtare Bullgare

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje të pasur gazetareske, duke përfshirë programe për diasporën bullgare, si dhe për të huajt në Bullgari dhe jashtë saj. Ne jemi aktivë në mediat sociale në 11 gjuhë, duke komunikuar me dëgjuesit tanë përmes platformave moderne dixhitale. Dhe për ekipin tonë të vogël, shpërblimi më i madh është besimi dhe dashuria e dëgjuesve dhe përdoruesve tanë të shumtë nga e gjithë bota. 

Gjithçka filloi një të diel të muajit shkurt, kur Radio Bullgaria, e quajtur atëherë Radio Sofja, filloi transmetimin me valë të shkurtra të programeve të para në gjuhë të huaj për Evropën, Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut. Filloi me Esperanto, por disa muaj më vonë u prezantuan edhe transmetimet në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht. Në vitin 1938 u transmetuan “programet speciale për vende të caktuara evropiane” të cilat reklamoheshin përmes ambasadave, misioneve tregtare, radiostacioneve dhe gazetave.

Pas 9 shtatorit 1944 transmetimet në bullgarisht jashtë vendit u pezulluan. Transmetimi i tyre u rivendos në fund të viteve 1950 dhe kishte drejtuar ndaj emigracionit bullgar në Amerikë. Për shkak të të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes”  në dhjetor 1984, programet për grupet etnike në gjuhën turke u pezulluan dhe u rivendosën që pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë.

Faqja e parë e Radio Bullgarisë, e vlerësuar si faqja e vitit në Bullgari në 2004, dhe kartolinat QSL të Radio Bullgarisë nga viti 1995-1996, të krijuara nga Teodor Ushev

Në fillim të viteve 1990, "Transmetimet për jashtë vendit" u shndërruan në "Radio Bullgaria", por në vitet në vijim u mbyllën disa redaksi gjuhësore, duke përfshirë programet në italisht, portugalisht dhe arabisht. Faqja e parë e Radio Bullgarisë u hap në vitin 2004 me informacion në 11 gjuhë, në mënyrë që të arrijë një audiencë edhe më të gjerë. Sot po vazhdojmë t'i tregojmë botës për vendin tonë në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht, rumanisht dhe bullgarisht me zë, tekst dhe imazh.
 
Ekipi i vogël i Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë shpreh mirënjohjen e madhe për të gjithë miqtë e saj shqipfolës në mbarë botën.

Të dashur miq, ju falënderojmë për besimin!

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e fjalëve dhe kujtesës – Dimi Komanduçi për projektin e saj “Karizma e bullgarit”

Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..

botuar më 25-11-26 8.00.MD

Nga dialekti palken në gjuhën letrare – në Timishoara nisi funksionimi i lektoratit të gjuhës bullgare

Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit  dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..

botuar më 25-11-26 6.55.PD

Inteligjenca artificiale mundëson qasje të personalizuar në shkollat bullgare

Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..

botuar më 25-11-25 8.00.MD