Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl.
Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga Italia. Jankov u mposht në gjysmëfinale pikërisht nga Košir. Më parë, sportisti bullgar 35-vjeçar nga qyteti i Çepellares (Bullgaria Jugore) eliminoi në skemën kryesore Arnau Godet nga Kanadaja dhe Elias Huber nga Gjermania, ndërsa edhe më herët në garë nuk pati probleme në eliminatore.
Në krye në renditjen e përgjithshme për Globin në sllallomin paralel dhe në sllallomin gjigand paralel është italiani Maurizio Bormolini me 650 pikë, përpara Andreas Promeger nga Austria me 563 pikë. Radosllav Jankov është në pozitën e 3-të me 514 pikë, i ndjekur nga Benjamin Karl me 498 pikë.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..
Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..