Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit. Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00.
Qytetarët do të kenë qasje në zonën e sigurisë nga ora 15:00 deri në orën 17:00 përmes tre pikave të kontrollit, raportoi Shërbimi Kombëtar i Sigurisë. Do të ketë rojë nderi nga Garda Kombëtare para monumentit gjatë gjithë ditës. Nga ora 11:00 në një ritual përpara monumentit të Vasill Levskit në lagjen e kryeqytetit "Gorubljane" do të marrë pjesë Banda Përfaqësuese Ushtarake e Tunxhit e Forcave Tokësore.
Në një ceremoni të veçantë sot, në orën 9:00, Aeroporti i Sofjes do të marrë zyrtarisht emrin Vasill Levski.
Në të gjithë vendin po mbahen ceremoni të ndryshme kushtuar përvjetorit të vdekjes së heroit të madh kombëtar bullgar.
Manifestimet përkujtimore filluan më 16 shkurt me pelegrinazh dhe tubim përkujtimor para bustit-monument të Vasill Levskit në Manastirin е Moldavës "Shën Petka" afër Plovdivit, Bullgari Jugore.Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..