Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të parë të astronomisë polare të Bullgarisë - "Ndikimi i aktivitetit diellor në dinamikën jonosferike dhe flukset e grimcave me energji të lartë mbi Antarktidë" - mbi të cilin punon asistenti kryesor Dr. Ivajllo Naçev nga Universiteti Teknik - Sofje.
Në kuadër të projektit po kryhen katër eksperimente kryesore. I pari ka për qëllim matjen e emetimeve të radios të krijuara nga ndezjet diellore. Antarktida ofron një mjedis jashtëzakonisht të pastër për vëzhgime të tilla, pasi nuk ka shqetësime lokale si teknologjitë e komunikimit. Kjo lejon një lidhje të qartë të një sinjali radio të veçantë me aktivitetin specifik diellor, shpjegon studiuesi.
Eksperimenti i dytë heton ndezjet diellore dhe ndikimin e tyre në jonosferë. Gjëja interesante këtu është se pajisjet e zhvilluara në Universitetin Teknik janë instaluar si në Bullgari ashtu edhe në ishullin Livingstone.
Eksperimenti i tretë ka për qëllim matjen e ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës dhe lidhjen e tyre me aktivitetin diellor.
Eksperimenti i katërt studion grimcat me energji të lartë që hyjnë në atmosferë gjatë nxjerrjeve të plazmës ose masës koronale nga Dielli.
Të dhënat do të ndihmojnë kërkimin shkencor në lidhjen midis fushës magnetike të Tokës dhe aktivitetit diellor, si dhe do të ofrojnë informacione të reja rreth stuhive gjeomagnetike.
Më pas, rezultatet e publikuara do të lejojnë shkencëtarë të tjerë të analizojnë marrëdhëniet midis aktivitetit diellor, stuhive gjeomagnetike dhe ndikimit të tyre në shëndetin e njeriut.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: Marina Velikova (BNR), BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaStudentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..
Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit . Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars,..