Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa përfundonte albumin e tij të ri. I frymëzuar nga stili unik i Dara Ekimovës, ai e ftoi atë t'i bashkohej projektit dhe ajo kompozoi muzikën për vargun e saj. Tekstin e shkruan të dy bashkë, duke e kthyer këngën në një dialog të vërtetë muzikor.
"Unë jam një fans i Dara Ekimovës. Më pëlqen thellësia dhe emocionaliteti i zërit dhe muzikës së saj," tha Grafa, duke shtuar: "Kur një artist është i sinqertë dhe i vërtetë, nuk mund të mos jetë thellësisht prekës. Dara është gjithashtu një autore këngësh e shkëlqyer, me një dhunti për melodi të paharrueshme dhe një vizion të qartë për zhvillimin e saj."

“Është një nder për mua të jem pjesë e kësaj kënge të bukur së bashku me Grafa”, tha nga ana e vet Dara Ekimova – Grafa është një frymëzim i vërtetë - një novator, një autor i madh që nuk ka frikë të eksperimentojë. Dhe mbi të gjitha – është një person i jashtëzakonshëm."
Kënga “Asnjë moment” ka edhe një video mbresëlënëse, të xhiruar nga Kris Zahariev. Ja se çfarë thotë ai: "Videoja paraqet një kërkim paralel për veten, frymëzuar nga filmat e fillimit të mijëvjeçarit të ri. Prandaj u mbështetëm në një estetikë retro - televizorë të vjetër, telekomandë dhe kamera analoge që rikrijojnë frymën e asaj kohe."
Foto: Facebook /Dara Ekimova, YouTube
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..