Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB, Bojko Borisov (15,9%) dhe Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kiselova (15,3%). Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Mjara”, i kryer në periudhën 6-16 shkurt 2025 mes 803 shtetasve të rritur bullgarë.
Ndër institucionet, Presidenca gëzon vlerësimin më të lartë - 47,6% qëndrim pozitiv dhe 38,4% negativ. Qëndrimi ndaj qeverisë disa javë pas formimit të saj është pozitiv për 26.8% të të anketuarve dhe negativ për 56.7%.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 26,5% e të anketuarve do të kishin votuar për GERB-SDS, 13,9% - për "Po e vazhdojmë ndryshimin - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), 13.5% - për "Vëzrazhdane", 10.1% - për DPS- Fillimi i Ri, 7.0% - për DPS – Demokracia, të Drejtat dhe Liritë, 6% - për Partinë Socialiste Bullgare (BSP), 6.4% - për “Ka një popull të tilllë” (ITN), 5.9% - për MEÇ, 4% - për “Veliçie” dhe 5.9% - për formacione më të vogla. 3.1% e të gjithë të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin “Unë nuk mbështes askënd”. Këto rezultate tregojnë se disponimi i votuesve mbetet i njëjtë me atë të zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit të kaluar.Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja..