Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mitropoliti Antonij mbi Ortodoksinë si një urë shpirtërore midis kulturave

Misticizmi dhe bekimi po bëjnë gjithnjë e më shumë evropianoperëndimorë të zgjedhin ortodoksinë si besim, thotë mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore

Foto: Darina Grigorova

Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e diasporës bullgare, bashkësitë tona kishtare filluan të shumohen dhe sot ato numërojnë 43.

Gradualisht, me donacione dhe me ndihmën e organizatave të emigrantëve dhe Kishës Ortodokse Bullgare, po krijohen kisha të pavarura ku bashkatdhetarët tanë mund të luten.

Vitet e fundit, qendra të tilla shpirtërore janë krijuar në Hamburg dhe Shtutgart. “Ne po ashtu do të hapim kishën e re ortodokse bullgare “Shën Ivan Rillski” në Londër në fund të shkurtit”, tha për Radio Bullgarinë Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij, i cili ka 12 vjet që drejton dioqezën dhe ka qenë i ftuar në episodin e parë të podcast-it tonë të ri “Ura e besimit”.

Kisha Ortodokse Bullgare, në shërbesën e saj jashtë vendit, është në bashkëpunim të ngushtë me kishat e tjera lokale jashtë vendit, duke ndihmuar njëra-tjetrën në shërbesën e tyre dhe duke mbështetur njëra-tjetrën në ruajtjen e vlerave të krishtera. Si anëtar i Konferencës së Peshkopëve Ortodoksë në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Mitropoliti merr pjesë në mbledhjet kishtare me përfaqësues të të gjitha kishave ortodokse vendore, ku diskutohen çështje që lidhen me sfidat bashkëkohore me të cilat përballet Kisha Ortodokse. Prej disa vitesh në vende të ndryshme organizohen takime të të rinjve, ku priftërinjtë bullgarë marrin pjesë në liturgji që synojnë tërësisht brezin e ri, të cilët ndjekin me interes shërbesat. Takime mbahen edhe me përfaqësues të besimeve të tjera të krishtera dhe atyre jo të krishtera:

"Ne të gjithë jetojmë në të njëjtën tokë dhe çështjet që lidhen me moralin, spiritualitetin dhe etikën kanë të bëjnë me të gjitha besimet kryesore të njohura fetare. Edhe ne ndjekim me interes, por edhe me shqetësim atë që po ndodh në botën moderne. Këto janë luftërat, kriza e vlerave morale, liberalizmi i tepruar në shoqërinë tonë, i cili i largon njerëzit nga Zoti, mjegullon kufijtë ndërmjet të mirës dhe të keqes. Nganjëherë, me keqardhje dhe pikëllim të madh, vërejmë edhe gjëra për të cilat natyrisht dalim me deklarata përkatëse, por nga vetë institucionet varet nëse do të dëgjohen nga të tjerët."

Sipas Mitropolitit Antonij, ka një interes mjaft të madh për Kishën Ortodokse, veçanërisht nga njerëzit që janë rritur në një mjedis tepër laik, si në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. "Misticizmi në Ortodoksi, këngët, brendësia, vetë atmosfera dhe, mbi të gjitha, bekimi që derdhet me bollëk për shkak të lutjeve të klerikëve dhe të gjithë atyre që janë në tempullin e shenjtë, nuk mund të mos ndihen nga të pranishmit. Edhe pse ende neofite, pra që e kanë përqafuar rishtas besimin ortodoks, duke ardhur në tempull dhe duke deklaruar interesin e tyre, ata menjëherë kalojnë në gjirin e të ndriturve - atyre që duan të dëgjojnë Fjalën e Zotit dhe të njihen me të në detaje për të zgjedhur rrugën e tyre, vëren mitropoliti dhe shpjegon:
Pas shërbesës, bashkatdhetarët tanë mblidhen rreth tryezës së përbashkët, ku në një format joformal kanë lirinë të ndajnë mendimet e tyre dhe të kërkojnë sqarime nga prifti
"Janë të paktë ata që e ndjekin liturgjitë ndër vite dhe më në fund vendosin që duan jo vetëm të marrin pjesë, por edhe të komunikojnë me priftërinjtë, me ortodoksë të tjerë dhe më në fund arrijnë në vendimin se duan të pranojnë besimin ortodoks. Dhe kur e pranojnë atë, janë shumë të zellshëm, shumë të vendosur, shumë të përkushtuar ndaj asaj që duhet të bëjnë. Një shembull i tillë është Manastiri Ortodoks Gjerman “Trinia e Shenjtë” në Buchagen. Aty janë pesë murgj, të gjithë gjermanë që kanë pranuar besimin ortodoks, nën udhëheqjen e Arkimandrit Johannes Pfeiffer. Aty ata e ndërtojnë manastirin me mundin e tyre, me duart e tyre. Është në përfundim edhe ndërtimi i kishës së madhe në manastir. Ky është një shembull i gjermanëve që kanë pranuar Ortodoksinë dhe po edukojnë gjermanët, dhe shumë njerëz atje pagëzohen sipas një tradite të lashtë vetëm një herë në vit, pasi përgatiten, për Ngjalljen e Krishtit. Ashtu si tradita e lashtë, gjatë gjithë Javës së Shenjtë ata veshin veshje të bardha, sepse të gjithë ata që pagëzoheshin më përpara për Pashkë mbanin rroba të bardha dhe të ndritshme."

Nga kjo traditë e lashtë vjen edhe emri “Java e Shenjtë”. Për botën e jashtme, e gjithë kjo duket mbresëlënëse, madje edhe ekzotike, por për ata që janë të vetëdijshëm, është një përvojë e vërtetë shpirtërore. “Është një gëzim i madh shpirtëror për të gjithë ne kur shohim kaq shumë të rinj, me familjet e tyre, duke u pagëzuar, duke ardhur në kishë çdo të diel, duke marrë pjesë në Sakrament dhe në jetën e Kishës”, vë në dukje Mitropoliti Antonij dhe shton:

"Kur e vizitoj këtë manastir, disi koha duket sikur ndalon. Unë kthehem mbrapa, si në një udhëtim nëpër kohë, sepse ata përdorin një shkrim shumë interesant gotik gjerman nga para reformës së shkrimit në Gjermani. Murgjit e tyre janë të veshur me rroba të thjeshta prej pambuku, që ngjasojnë me kostumet tona të asaj kohe. Dhe kur hyn aty, sikur je në kohën kur kanë jetuar etërit e shenjtë, Apostujt e Krishtit. Për ne, kjo është një nxitje vërtet e madhe shpirtërore – në këtë kohë të kotë të materializmit, sekularizmit dhe modernizmit në përgjithësi, nëse mund ta quaj kështu, për t'iu kthyer gjërave të përjetshme dhe kuptimplota si besimi”.

Lexoni më tepër:
Foto: Darina Grigorova, orthodox.de
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD