Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën Vjetore të Shefit të Mbrojtjes, e cila filloi në Sofje. Në konferencë, Admirali Emill Eftimov prezantoi "Analizën e statusit dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024". Radev theksoi se jemi dëshmitarë të një ndryshimi të paprecedentë të mjedisit të sigurisë në botë dhe në Evropë dhe të një paparashikueshmërie në rritje.
Po vjen radha e debatit rreth një rifokusimi të mundshëm të Shteteve të Bashkuara nga hapësira euroatlantike në rajonin e Paqësorit. Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion për një zgjidhje të shpejtë të këtij konflikti përmes diplomacisë. Qasja e liderëve evropianë është të vazhdojnë veprimet ushtarake dhe të kërkojnë nëpërmjet tyre vendosje të Ukrainës në një pozicion të fortë për negociata të mundshme të mëtejshme. Por e gjithë rrjedha e deritanishme e luftës tregon se kjo është një shpresë utopike, ajo do të shkaktojë edhe më shumë viktima, edhe më shumë shkatërrime dhe rrënime të Ukrainës, për të cilat Evropa në fund do të duhet të paguajë”, theksoi presidenti Rumen Radev.Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..
Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së,..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me..