Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e themelimit të medias. Në këtë datë të vitit 1935 Car Boris III nxori një dekret me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore.
Veprimtaria shoqërohet me hapjen e ekspozitës "90 vjet Radio Kombëtare Bullgare - Radio e gjeneratave të bullgarëve", e cila prezanton foto dhe dokumente arkivore nga fondet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe BTA.
"Radio Bullgaria (programet e BNR-së për jashtë vendit - shën. red.), me përmbajtjen e saj në 11 gjuhë, është kthyer në një portal multimedial dedikuar bullgarëve në mbarë botën. Informacionet që lidhen me jetën e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit dhe me ngjarjet në diasporat bullgare tani janë më të strukturuara dhe më të dukshme, dhe lajmet dhe temat nga Bullgaria prezantohen në një formë më të përgjithësuar, me informacionin e nevojshëm suplementar, në mënyrë që edhe njerëzit që nuk ndjekin vazhdimisht rrjedhën e informacionit të jenë të vetëdijshëm për proceset”, tha Daniell Nençev, shef i degës “Zhvillimi Strategjik” të BNR-së, duke paraqitur veprimtarinë e programeve të veçanta të medias.
Edhe sot e kësaj dite Radio Bullgaria mbetet e vetmja media në Bullgari që ofron informacion të shumëllojshëm për vendin tonë për një auditor shumë të madh jashtë shtetit në 11 gjuhë të huaja, përfshirë gjuhën shqipe.
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Ekonomi do të ndalim vëmendjen tuaj te tema e buxhetit 2026. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni "Nezabrava" (Mosharresë) në interpretim të Kristina..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 26 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Vajza" në interpretim të MINNA. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.32 - Lajmet 15. 04 - Kënga e..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni baladën "Një natë mbi qytet" nga Veselin Marinov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:50 - Lajme 12:24 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 26 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Vajza" në..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Ekonomi do të ndalim vëmendjen tuaj te tema e buxhetit..