LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim prej vitesh si pjesë e Grupit Vokal të Fëmijëve BON-BON. I shohim shpesh në skena të mëdha krahas disa prej këngëtarëve më të njohur në vendin tonë. Pavarësisht angazhimet e shumta, Jana dhe Elizabet arrijnë të gjejnë kohë për këngët e tyre origjinale - si "Fak[t]", e cila u shfaq në fund të 2024-ës. Për mesazhin e këngës “Fakt”, vajzat nga LATIDA thonë:
“Kënga ka të bëjë me zhgënjimet që ndjemë nga njerëzit që largohen nga jeta jonë – ata mund të ishin miq, mund të ishin partnerë. Ne duam të zgjedhim t'i falënderojmë këta njerëz për mësimet që na kanë dhënë. Të mos i dorëzohemi hidhërimit të humbjes dhe ta mbajmë brenda vetes si një barrë, por krejt e kundërta – të ruajmë vetëm kujtimet e mira që të mund të ecim përpara me lehtësi."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/LATIDANjë ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor,..