Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opozita sheh probleme në komunikimin e Bullgarisë me Ukrainën

Ivajllo Mirçev
Foto: BTA

Muajt ​​e fundit kishte probleme në komunikimin me Ukrainën, tha Ivajllo Mirçev, deputet i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe anëtar i udhëheqjes së "Po, Bullgaria". Në diskutimin publik “Mburoja Demokratike kundër dezinformimit rus: (pa)siguria ekonomike dhe informative”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë, ai deklaroi: "Nuk mund t'ju them gjithçka, por ka probleme shumë serioze me ndërveprimin me vetë Ukrainën, që është pjesë e pozitës së pritjes së një pjese të elitës politike bullgare", vuri në dukje Mirçev. “Orët e fundit janë vendimtare për Bullgarinë dhe Evropën. Në Bullgari, shumica e politikanëve aktualisht sikur interesohen për këtë çështje. Ata nuk guxojnë të flasin për atë që po ndodh në SHBA dhe Evropë”,  tha deputeti, cituar nga BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarëdo që të themi për heronjtë e Kryengritjes së Prillit nuk është e mjaftueshme, tha Natalija Kisellova

Kryengritja e Prillit është një shembull, se liria nuk është një dhuratë për ne dhe se revolucionarët bullgarë dhanë atë që mundën, domethënë - jetën e tyre. Ata e lanë në altarin e Atdheut dhe mendoj se u detyrohemi respekt, nderim, adhurim dhe të..

botuar më 25-05-01 12.44.MD
Andrij Sibiga dhe Georg Georgiev

Ukraina fton ministrin e jashtëm bullgar të vizitojë Kievin më 9 maj

Ministri i jashtëm ukrainas Andriт Sibiga zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar Georg Georgiev. Të dy diskutuan hapat për të arritur një paqe të drejtë dhe mënyrat për të zhvilluar njëbashkëpunim të dobishëm reciprokisht. Diplomati..

botuar më 25-05-01 10.21.PD

16 vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë, do të rrisin shpenzimet e mbrojtjes përmes deficiteve më të larta buxhetore

16 vende të BE-së do të kërkojхë leje për të anashkaluar përkohësisht rregullat e stabilitetit buxhetor në mënyrë që të mund tëbëjnë shpenzime për mbrojtje. Bullgaria është ndër këto vende, njofton BTA. Komisioni Evropian paraqiti një Libër të Bardhë..

botuar më 25-05-01 9.53.PD