Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir deklaroi se gjyqtari nuk e respektoi ligjin dhe u dha dënime shumë të lehta të pandehurve, transmeton BGNES. “Në çfarë baze, sipas nenit dhe pikës, gjyqtari i nderuar i dënon me 8 muaj, kur shkruhet qartë se dënimi duhet të jetë nga një deri në pesë vjet burg? A dështoi sërish sistemi gjyqësor apo kjo është një shkelje e qëllimshme e ligjit? A është e drejtë të shpallet një dënim nën minimumin kur Pendikovi ka pësuar lëndime aq të rënda trupore gjatë rrahjes, saqë mund ta çonin në vdekje?”, thuhet në pozitë.
Lidhur me rastin një deklaratë bëri edhe Shoqata Bullgare “Ivan Mihakllov” në Manastir, e cila u mbyll nga gjykata, transmeton uebfaqja “Tribuna”.
"Ky aktgjykim është edhe një dëshmi e standardit të dyfishtë të drejtësisë maqedonase. Ndërsa klubet kulturore bullgare po mbyllen me masa represive dhe po fabrikohen ankesa politike kundër bullgarëve maqedonas, si në kohërat më të errëta të komunizmit, tani kur ata janë viktima të dhunës për shkak të identitetit të tyre kombëtar, gjykata po tregon butësi të pashpjegueshme ndaj sulmuesve.” Shoqata thekson gjithashtu, se gjykata në vend që të garantojë të drejtat civile, po përdoret si mjet për të shtypur dhe kërcënuar komunitetin bullgar.
Pendikov, i cili ishte sekretar i Shoqatës Bullgare "Mbreti Boris III", e cila u shtyp nga autoritetet maqedonase, u rrah brutalisht më 19 janar 2023 në Ohër, në kulmin e Epifanisë, nga Ilija Spaseski dhe Borçe Angellov.
Më shumë mbi temën mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë:
Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i..
Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë..