Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav Çanev, i cili i quajti fotot "momente të ngrira në kohë".
Veprimtaria po mbahet me mbështetjen e Bashkimit të Bullgarëve të Banatit në Rumani dhe Konsullit të Nderit të Bullgarisë në Timishoara dhe deputet të pakicës bullgare në Parlamentin rumun Georgi Nakov, ndërsa në mesin e të ftuarve zyrtarë ishte edhe ambasadori i Bullgarisë në Rumani Radko Vllajkov, i cili para se të vinte në fqinjin tonë verior ishte ambasador në Serbi.
“Ekspozita e sotme, ekspozimi i saj këtu, është mbi të gjitha një iniciativë e dëshirës së bullgarëve nga Rumania, e bullgarëve nga vendet e tjera të rajonit për të ndihmuar, për të treguar ndjeshmërinë e tyre për gjendjen e vështirë të bashkatdhetarëve tanë, veçanërisht në Bosilegrad. Nuk po flas për të gjithë Serbinë, por ekskluzivisht për Bosilegradin”, tha diplomati.
Ekspozita e fotografive, e cila tashmë u prezantua në Bosilegrad, Shkup, Kjustendill dhe Sofje, përfshin 40 fotografi me përmasa një metër me shtatëdhjetë centimetra. Çdo foto ka një emër. Një ekspozitë e dytë po afrohet. Premiera do të jetë për Pashkët në Bosilegrad.
"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..
Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..
MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..