Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iva Jordanova - udhëtimi i jashtëzakonshëm i një gruaje bullgare

"Arti është një mjet për paqe dhe diplomaci" – është e bindur bashkatdhetarja jonë

6
Foto: Arkiva personale

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ju prezantojmë me atë - një grua bullgare me një arsimim, aktivitet social dhe politik mbresëlënës, e cila ndërton jetën e saj midis Evropës dhe SHBA-së për 20 vitet e fundit, dhe vetëm një muaj më parë në Nju Jork ajo u bë Kampione Botërore në Bachata për profesionistë në garën më prestigjioze të kërcimit në botë - The Summit Championship. Ajo është Iva Jordanova dhe është shembulli i sotëm për atë që ëndrrat realizohen. Gjithçka që duhet është pak guxim, punë e palodhur dhe këmbëngulje.   

Iva hyri me emocione të veçanta në studion e Radio Bullgarisë dhe arsyeja është se pikërisht dy dekada më parë ishte reportere praktikante në programet për bullgarët në mbarë botën në Radion Kombëtare Bullgare. Tema e të jetuarit jashtë nuk është e huaj për të. E lindur dhe e rritur në Bullgari, ajo mbaroi arsimin e lartë në Kolegjin Berkeley në SHBA, me gradë Bachelor në Administrim Biznesi, dega Biznes Ndërkombëtar, ku themeloi Klubin e Kombeve të Bashkuara. Vazhdoi master-in në sigurinë kombëtare në Akademinë Ushtarake "G. S. Rakovski" në Sofje dhe diplomë nga Universiteti i Harvardit. Si specialiste e menaxhimit të proceseve të biznesit, Iva Jordanova ka punuar për disa nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare dhe ka qenë anëtare e organizatave të mëdha publike që luftojnë varfërinë, SIDA-n dhe malarien, duke përfshirë OKB-në dhe Bordin Rinor të Millennium Promise (organizata e Jeffrey Sachs për të luftuar varfërinë). Dhjetë vjet më parë, bullgarja ishte pjesë aktive e jetës publike dhe politike në Bullgari si zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë për bullgarët jashtë vendit. Dhe pikërisht atëherë kur do të thoshim se fotografia e saj e jetës është e qartë – pasojnë ndryshime të mëdha. Në fillim të të tridhjetave, ajo e gjeti veten të divorcuar dhe të lirë t'i përkushtohej asaj që kishte qenë gjithmonë para së gjithash në jetën e saj - kërcimit.

"Shpirti im është artistik" – me sinqeritet fëminor, pranon sot Iva. 

"Bëj shaka ndonjëherë, por është e vërteta që kërcimi më ka rëmbyer që në barkun e nënës. Prindërit e mi u njohën kur ishin të dy në ansamblin e konviktit studentor dhe unë u ngjiza dhe u rrita me këtë dashuri për kërcimin. Që fëmijë kam kërcyer valle popullore në ansamblin “Rosna Kitka”. Më pas si adoleshente u mora në kërcimin hip hop"- kujton Iva. 

Dhe më pas, me gjithë guximin dhe forcën që zotëron një vajzë 34-vjeçare, ajo vendos t'i "dhurojë" vetes dy vjet në të cilat fokusi, energjia dhe koha e saj mund t'i kushtohen kësaj dashurie primare për ritmin. Pa një ide të qartë për të ardhmen - "Nëse asgjë nuk ndodh brenda dy vjetësh, të paktën do të jem e qetë se jam përpjekur. Dhe nëse ndodh - le të shohim se ku të çon kjo rrugë". 

"Epo, unë në fakt fillova të kërceja profesionalisht në moshën 34-vjeçare, kështu që rruga ime sigurisht nuk është konvencionale. Por në një farë mënyre, ai është e gjithë jeta ime. Ndoshta sipas normave të pranuara përgjithësisht në gjerësinë tonë gjeografike, tani duhet të isha e martuar me dy fëmijë dhe të kem miq që kanë këtë jetë dhe që janë të lumtur dhe kjo është rruga e tyre. E imja është dukshëm e ndryshme, por dua të besoj se me përpjekjet e mia, me ambicien time, me arritjet e mia, mund të frymëzoj femra të tjera që të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht nëse janë 17 apo 57 vjeç. Për mendimin tim, nuk është kurrë vonë. Ndoshta është tepër vonë kur një person harron se ka ëndrra."

Sot ëndrra e Ivës tashmë ka kurorën e saj botërore. Ajo pranon se vetëm tre vjet më parë po bënte shaka me vajzat e kompanisë së saj të kërcimit "Las Generalisimas" se në moshën 40-vjeçare do të bëhej kampione bote. Me të vërtetë, kjo është pikërisht ajo që ndodhi në fund të janarit 2025 në Big Apple. Pas një viti jashtëzakonisht të vështirë personalisht dhe profesionalisht, pas një dëmtimi shumë të rëndë që e pengoi të kërcente për muaj të tërë dhe pavarësisht nga shtimi në peshë, Iva Jordanova e mposhti veten dhe u gjend në grupin me1500 konkurrentetë nga 43 vende në The Summit Champpionship 2025. Gara më e madhe në botë për kërcimtarë profesionistë për here të pare në historinë e saj po largohet nga Miami dhe po zhvillohet në Nju Jork, SHBA. “Më dukej sikur të isha në territorin tim”, bën shaka bullgarja. Konkursi ka tre divizione – amatore, gjysmë-profesionale dhe profesionale, dhe mbi 70 kategori të ndryshme – solo, dyshe, dyshe të të njëjtit seks, ekipe të vogla dhe të mëdha. “Kam konkurruar në bachata profesioniste në kategori solo”, shpjegon Iva. Dhe në konkurrencë me më shumë se 60 artistë të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota, pikërisht gruaja e re nga Ballkani u shpall mbretëreshë solo në kategorinë Bachata 40+ Females Professional. “Në atë moment isha e shokuar”, na thotë ajo. 

Një fakt interesant është se kjo është pjesëmarrja e saj e dytë në konkurs. Pikërisht pesë vite më parë ajo arriti të kualifikohej në finalen e kërcimit salsa. Salsa Kubane është ritmi i zemrës së saj, megjithëse me bachata-n nga Republika Domenikane mori kurorën.

"Zbulova salsa-n dhe ritmet afro-kubane në përgjithësi kur isha studente në Nju Jork, dhe me kalimin e kohës, në një mënyrë natyrale, bachata më zbuloi vetë. Në Bullgari, rreth 20 vjet më parë, kur ritmet latine po hynin në vendin tonë, ndoshta sepse nuk kishte aq shumë mësues dhe kaq shumë valltarë, instruktorët na mësonin të gjitha – dhe salsa, dhe bachata dhe cha-cha, dhe merenge. Në Bullgari, shumë njerëz mund të kërcejnë të gjitha këto stile. Jashtë janë më të profilizuar, prandaj është interesante që i kërcej të dyja. Por nëse më duhet të jem plotësisht e sinqertë – unë konkurroj në garat bachata, por zemra ime rreh në ritmet e salsës”. 

Dhe shpirti i saj është i mbushur me art. Kjo është gjuha e saj me të cilën ajo dëshiron të frymëzojë, të ndihmojë dhe të ndërtojë një botë më të mirë dhe më paqësore. Për shkak se arti është mjet për paqen dhe diplomacinë, është kategorike Iva Jordanova. Në vitin 2018, ajo publikoi këngën e saj të parë dhe për tani të vetme muzikore "Freedom", dhe në 2022 dhe 2023, ajo do të shfaqë ekspozitën e saj solo fotografike në Nju Jork dhe Sofje në mbështetje të kauzës së Fondacionit "Future Bulgaria". Iva sot është në shtëpi, në vendlindje. Që nga fillimi i vitit ajo është pjesë e ekipit të Akademisë Kombëtare të Filmit dhe Teatrit “Krëstjo Sarafov”, ku do të jetë përgjegjëse për projektet dhe partneritetet dhe premton shumë surpriza vitin e ardhshëm, kur Arti Kombëtar i Teatrit dhe Filmit do të festojë 75 vjetorin e themelimit. Ndërkohë ajo vazhdon të kërcejë duke ëndërruar titullin e botës në The Summit Championship, por këtë herë në kategorinë ekipore, së bashku me vajzat e kompanisë së saj të kërcimit. Nga ky vit, Iva është edhe e vetmja bullgare me certifikatë jurie për garat e kërcimit latin, që do të jetë një tjetër nuancë e rrugës së saj artistike, asaj rruge që zgjodhi lirshëm gjashtë vjet më parë dhe vazhdon të ecë edhe sot e kësaj dite!

Foto: arkiva personale e Iva Jordanovës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD
Doktori Stajko Stajkov

Dr. Stajko Stajkov hodhi themelet e klimatologjisë në Bullgari

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..

botuar më 24-07-05 7.10.PD