Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u renditën të dytat, pas ekipit francez. Medalje bronzi në të njëjtën disiplinë për femra fitoi edhe Mirosllava Minçeva. Nënkampionia olimpike nga Tokio, Antoaneta Kostadinova mbeti e pesta.
Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fillimin e një eventi sportiv të shumëpritur - Kampionati i tretë Botëror i Gjimnastikës Ritmike për Vajza, i cili do të mbahet nga 18 deri më 22 qershor në Arena Sofia. Programi i eventit është publikuar në faqen e..
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik Evropian do të punojnë dhe do të kontaktojnë vetëm me udhëheqjen e re të Komitetit Olimpik Bullgar, të zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme më 19 mars. Kjo u komentua për mediat nga Vesella Leçeva, e..
Nënkampionia evropiane në shumëgarësh në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike, Stilijana Nikollova, e përfundoi pjesëmarrjen e saj në Talin me tre medalje ari nga finalet e kombinimeve me vegla të veçanta, raportoi BTA. Bullgarja doli në..
Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe në tenis. Tenisti bullgar mposhti japonezin Yoshihito..