Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t'i dorëzojë "Shërbimit Informativ" protokollet zgjedhore në letër të siguruara nga Gjykata Kushtetuese, si dhe dy mbajtësit teknikë për riregjistrimin e të dhënave nga seksionet me rezultate të kontestuara. Në bazë të urdhrit të gjykatës nga data 26 shkurt, “Shërbimi Informativ” duhet të regjistrojë dhe të japë rezultatet e votimit nga 2204 seksionet e verifikuara. Rezultatet e rinumërimit duhet të tregojnë nëse do të ketë ndryshim në shpërndarjen e mandateve në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor. Të dhënat pas rinumërimit duhet të dorëzohen në KQZ jo më vonë se data 12 mars ora 09:00, vendosi KQZ. Prokuroria e qytetit të Sofjes po kontrollon të dhënat për fletëvotimet e munguara nga zgjedhjet e fundit për Kuvendin Popullor, njoftoi prokuroria e shtetit. Me hetimin e rastit u ngarkua edhe Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare.
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan projektet strategjike në energjinë bërthamore si një garantues kyç i sigurisë afatgjatë të energjisë së..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalen, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Kufizimi i përkohshëm do të jetë për..