Ne jemi të shqetësuar për rreziqet e një zgjerimi të mundshëm të kufizimeve të SHBA-së për eksportin e çipave të përdorur për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Është e mundur që nga 15 maji 2025 të vendosen kufizime nga SHBA ndaj Bullgarisë dhe 16 vendeve të tjera të BE-së. Kështu tha ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev në përgjigje të një pyetjeje të deputetes Lena Borisllavova.
Sipas Georgiev, masa do të ndikojë në zhvillimin e rrjetit të superkompjuterëve në Evropë dhe do të ketë ndikim në komunitetin shkencor bullgar.
Ministria e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me deklaratën e 26 shkurtit të këtij viti të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një tarifë prej 25% për importet nga BE-ja, si pjesë e një sërë masash tregtare proteksioniste të SHBA-së. Sipas informacioneve që kemi aktualisht, këto detyrime pritet të hyjnë në fuqi më 2 prill 2025 dhe fokusi i tyre kryesor duhet të jetë në sektorin e automobilave, duke kërkuar reciprocitet, shton Georgiev.
Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar Bulgar (BNT), kryetari i Komisionit të Rregullimit të Energjisë dhe Ujit, Pllamen Mlladenovski...
Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8 deri më 13 prill në Milano, Itali. Janë tetë kompani pjesëmarrëse që do të përfaqësojnë cilësinë e..
Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars 2025 numri i shpalljeve për punë në Bullgari është rritur..