Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare.
"Ajo që kërkoj gjithmonë është të nxjerr diçka të re nga vetja. Gjëja tjetër që është e rëndësishme është se edhe mua më pëlqen shumë muzika bashkëkohore. Në fakt, gjithmonë kam jetuar me muzikën e kohës. Që kurrë 25-30 vjet më parë fillova të këndoja, edhe atëherë, bëja muzikë që ishte shumë e rëndësishme."
“Magjia” titullohet projekti më i ri i këngëtares Irina Fllorin, të cilin ajo i dhuroi vetes në ditëlindjen e saj – 5 shkurt.
"Kjo këngë sjell atë lloj energjie dhe humor, që na duhet për të pritur pranverën. Ky është urimi im drejtuar të gjithëve për një vit magjik", thotë këngëtarja dhe shton në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare:
"Djali im ishte i shqetësuar se kënga është e orientuar drejt dëgjuesve më të rinj - doli se nuk ishte aspak kështu.Përveçtë rinjve, më shkruajnë edhe njerëz që janë në moshë të pjekur, 40-50 vjeç, të cilët gjithashtu e pëlqejnë shumë këngën. Ne kemi arritur diçka që ndonjëherë është shumë e vështirë – të mbulojmë një gamë të madhe moshe.”
Surpriza në ekipin e autorëve të këngë “Magjia” është Mihaella Marinova, e cila është autore e tekstit dhe e muzikës. Asaj i bashkohet edhe producenti Angell Prodanov - Aço, i cili po ashtu merr pjesë në kompozim dhe bën aranzhimin. Krahas audios, kënga ka edhe me një video lirike tematike me regji të Vasill Stefanov.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...