Nën moton "#KUSH po bllokon Kushtetutën", qindra qytetarë protestuan mbrëmë në qendër të Sofjes dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Në një simbiozë kriminale, kompania shtetërore “Shërbimi Informativ” dhe prokuroria po e bllokojnë punën e Gjykatës Kushtetuese dhe po tentojnë të anashkalojnë Kushtetutën për të ruajtur rezultatet e rreme të zgjedhjeve, pushtetin e GERB-it dhe ndikimin e Deljan Peevskit”, thonë organizatorët e nismës “Drejtësia për të gjithë”.
Protesta në kryeqytet nisi përpara ndërtesës së Gjykatës dhe u shndërrua në një marshim paqësor përgjatë bulevardeve qendrore të kryeqytetit drejt godinës historike të Kuvendit Popullor.
Atij iu bashkuan Kirill Petkov, Nikollaj Denkov dhe deputetë të tjerë nga PP-DB, ish-ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev, aktivistë civilë. Demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej "#Kush# vodhi zgjedhjet", "Komisioni Qendror i Mashtrimit". “Nuk ka dyshim se prokuroria dhe prokurorët janë pionë në duart e atyre që duan të kontrollojnë dhe të skllavërojnë institucionet, për t'i bërë zgjedhjet të pakuptimta si bazë e demokracisë. Ajo që ndodhi këto ditë është se duan t'i bëjnë të pakuptimta zgjedhjet përmes të cilave ju zgjidhni se kush dhe si do t'ju qeverisë. “Kjo është frika më e madhe e politikanëve aktualë”, iu drejtua njerëzve Ilijan Vasilev, një nga organizatorët.
Në të njëjtën kohë, simpatizantët e partisë “Veliçie”, së cilës nuk i mjaftuan 21 vota për të hyrë në Kuvendin Popullor, dolën në protestë. Ata kërcënuan se do të mblidhen çdo natë përballë godinës së Kuvendit Popullor, pasi partisë së tyre në mënyrë të paligjshme iu hoq e drejta për të pasur deputetë të saj.
Lexoni më shumë mbi temën:
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 7 gradë. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me re shiu rreth mesditës dhe pas saj. Në zona të caktuara, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe në..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të dhënave nga zyra statistikore evropiane Eurostat. Sipas këtij treguesi, Bullgaria renditet e para me..
Në fillim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rosen Zheljazkov kërkoi që sistemi i paralajmërimit BG-Alert të vihet në funksion brenda 10 ditëve. "10 ditë, kolegë, pas kësaj nuk ka justifikim. Edhe një herë, ne zbulojmë se sistemet e krijuara me..