Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komentet pas vendimit të Gjykatës për rishpërndarjen e votave

Foto: BTA dhe BGNES

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një qeveri nëse fokusohet vetëm në mbijetesën nuk do të arrijë asgjë, nuk po them se tema nuk është e rëndësishme, por përderisa ka horizont do të punojmë me të gjitha forcat".

Sipas kreut të GERB, Bojko Borisov, hyrja e partisë "Veliçie" në parlament do të bllokojë hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë.

Dy partitë që kanë më së shumti vota janë “DPS-Fillimi i Ri” dhe GERB”, tha Kirill Petkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) lidhur me vendimin e Gjykatës. I pyetur nëse kjo do të ndikojë në vendimin e mazhorancës qeverisëse dhe nëse janë të gatshëm të hyjnë në bisedime me partinë në pushtet, Kirill Petkov u përgjigj: "Nga këndvështrimi ynë, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë moment. Kordoni sanitar nuk u respektua. Kështu që ndërsa "Fillimi i Ri" dhe Peevski sillen si opozitë në pushtet, është absurde të bisedohet me ta".

Nadezhda Jordanova nga PP-DB bëri thirrje që vendimi të mos përdoret për një tjetër konfrontim politik, por të gjendet mënyra për një konsensus të përgjithshëm politik dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov deklaroi se “Veliçie” po hyn me falsifikim në Kuvendin Kombëtar. Sipas tij, hyrja e "Veliçie" forcon pozitat e Deljan Peevskit dhe "qeveria bëhet pronë e tij".

"Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nyja e dyshimeve të shoqërisë për pastërtinë dhe transparencën e procesit zgjedhor nuk u pre në mënyrë kategorike. Qëndrimi ynë është se nevojiten ndryshime urgjente në legjislacionin zgjedhor për t'i garantuar qytetarit bullgar se çdo votë është vërtet e rëndësishme dhe se çdo votë numërohet me ndershmëri", bëri të ditur Partia Socialiste Bullgare (BSP).



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Qeveria e koalicionit në Rumani i mbijetoi votës së mosbesimit Vota e parë e mosbesimit, e paraqitur nga opozita e ekstremit të djathtë kundër qeverisë të koalicionit pro-evropian të Rumanisë, e udhëhequr nga kryeministri Ilie Bolozhan, u rrëzua..

botuar më 25-07-19 10.30.PD

Presidenti Rumen Radev: Demokracia në vendin tonë është një fasadë

Presidenti Rumen Radev komentoi para gazetarëve mbi tensionin në shoqëri në muajt e fundit, protestat kundër euros dhe gjendjen e drejtësisë në vendin tonë. "Sheshet janë plot. Bullgarët po protestojnë kundër refuzimit të një referendumi dhe futjes..

botuar më 25-07-18 2.58.MD

MPJ mban qëndrim të ashpër pas pranisë së një diplomati në protestën në Sofje

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka lëshuar një qëndrim pas pranisë së ambasadores gjermane në Bullgari Irene Maria Planck në protestën e mbrëmshme në Sofje kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi BNR..

botuar më 25-07-17 5.37.MD