Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Pulsi” në qytetin e Koçanit, që ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, 65 km nga kufiri me Bullgarinë.
Një pjesë e të plagosurve tashmë janë transportuar për mjekim në Bullgari, Greqi, Turqi dhe Serbi. Ata u transportuan në Bullgari me aeroplanin ushtarak “Spartan” dhe spitalet në Sofje, Plovdiv dhe Varna po pranojnë shtetas të RSM që kanë nevojë për trajtim. Vendi ynë është gati të pranojë më shumë viktima.
Qeveria e fqinjit tonë jugperëndimor ka shpallur shtatë ditë zie në të gjithë vendin.
Gjatë gjithë ditës të dielën, krerët e shteteve dhe liderët e Bashkimit Evropian u shprehnin ngushëllimet e tyre familjeve të viktimave dhe popullit të Maqedonisë së Veriut.
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa shkroi në “X”: “Zemra ime është thyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan”, dhe shtoi se Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Maqedoninë e Veriut në këtë moment të trishtuar.
“Evropa mban zi me ju në këtë ditë tragjike”, shkroi Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metzola në rrjetet sociale, ndërsa Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaia Kallas, theksoi se BE ndan trishtimin dhe dhimbjen e popullit të Maqedonisë së Veriut.
Edhe institucionet shtetërore bullgare siguruan se vendi ynë ndan dhimbjen e Maqedonisë së Veriut pas zjarrit në Koçan dhe ofruan ndihmën e tij.
Në bisedë me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kreu i Shtetit bullgar, Rumen Radev, shprehu ngushëllime për familjet që humbën më të dashurit e tyre.
“Bullgaria ofroi ndihmën e saj në formën e trajtimit për viktimat e zjarrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi në Facebook Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili gjithashtu urdhëroi gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë mjekësore në objektet tona klinike.
Edhe vendet e tjera në rajon kanë shprehur simpati dhe kanë ofruar ndihmë për Maqedoninë e Veriut.
Foto: BGNES, BTA
Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në ndërtesën e Këshillit të Ministrave u theksua se në vitin 2024 olimpistët bullgarë në shkencat natyrore..
Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit drejtuar BE-së. Cilësia e ujit të detit në Primorsko po i afrohet vlerës absolute prej 100% për pastërtinë..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në tufë për këtë vit dhe tashmë ecin krah për krah me nënat e tyre në territorin e zonës së menaxhimit..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..
Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit..
Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në..