Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti do të përpiqet të rregullojë çmimet e 22 mallrave ushqimore

Foto: BTA

Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të kujdesemi për konsumatorët. Nga  mbi 5000 produkte në zinxhirët ushqimorë do të mundohemi të rregullojmë 22 produkte. Shteti  nuk është kundër biznesit. Por ne duam të garantojmë një çmim të drejtë për të gjithë në zinxhir - nga prodhuesi te shitësi me pakicë”, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov. Dokumenti përcakton se të paktën gjysma e qumështit dhe bulmetrave, mishit, vezëve, mjaltit dhe frutave e perimeve të stinës në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë të jenë bullgare. Blerësit do të kenë të drejtë të blejnë nga fermerët me një çmim jo nën koston + 10% të vlerës së produktit në fjalë. Zinxhirët e shitjes me pakicë nuk do të kenë të drejtë të tarifojnë një shtesë më të lartë se 20% për produktet. Sipas Tahovit, nëse ligji i arrin qëllimet e tij, do të arrihet një ulje me 20% të çmimeve përfundimtare të produkteve ushqimore. Iformacioni është i gazetares së BNR Veselina Millanova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD