Zjarri në një diskotekë në qytetin maqedonas Koçani, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 u plagosën, provokoi veprime parandaluese të autoriteteve në Bullgari. Zjarrfikësit po nisin inspektime shtesë në rreth 260 objekte në të gjithë Bullgarinë, kryesisht diskoteka. Pajtueshmëria me kërkesat e evakuimit dhe kontrollit të zjarrit do të monitorohet që të mos ketë sende ose objekte të ndezshme në daljet e evakuimit, njoftoi drejtori i departamentit të zjarrit, kryekomisioneri Aleksandër Xhartov: "Objektet i nënshtrohen kontrollit gjatë projektimit, gjatë ndërtimit dhe gjatë funksionimit të tyre të mëvonshëm. Ne në mënyrë periodike, domethënë çdo vit, kryejmë kontrolle të tilla. planifikohet që në momentin aktual të nisin kontrolle të tilla, që këto objekte të kontrollohen sërish."
Nga ana e saj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka në plan të fillojë trajnimin e mësuesve bullgarë për të realizuar diskutime me nxënësit mbi tema të rëndësishme sociale. Do të forcohet edhe roli edukativ i shkollës, tha ministri Krasimir Vëllçev: “Biseda që formojnë një qëndrim dhe barriera të brendshme te ta dhe për tema si shpërndarja dhe përdorimi i drogës dhe substancave të tjera dehëse dhe për temën se ku shkojnë në mbrëmje dhe në cilat vende. Kështu që ky është funksioni edukativ i shkollës dhe ne duhet ta forcojmë atë. Ne duhet të forcojmë funksionin edukativ duke ndryshuar programet mësimore - çdo mësues edukon në çdo orë mësimi. Edhe prindërit duhet të kenë kujdes se ku shkojnë fëmijët e tyre në mbrëmje”, kujtoi ministri i arsimit.
Lexoni më tepër:
SHBA-të mbështesin Bullgarinë duke garantuar që tetë avionët gjuajtës janë të përshtatshëm për qëllimin e tyre dhe se ata do të jenë në gjendje të përmbushin misionin e tyre. Këtë e komentoi për “Nova TV” Susan Falatko, drejtuese në detyrë e Ambasadës..
Sipas raportit të Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, në fund të vitit 2024 në Bullgari kanë banuar 201 794 shtetas të huaj me mbrojtje të përkohshme. Kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare janë pothuajse përgjysmuar, thuhet në raport. Në vitin 2024,..
Me përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të Kryeministrit Rosen Zheljazkov drejtuar Kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz. Në urimin drejtuar..
Dita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES. Memoriali,..
Në prag të Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare më 6 maj, ju drejtohem me një ndjenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje. Ju e përmbushni detyrën..
Nuk do të komentoja për atë që di ose nuk di për avionin luftarak F-16. Gjithçka duhet të ndodhë në rendin e duhur, tha në një intervistë për..