Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtimi i numrit të partive në parlamentin bullgar dhe sinjalet ndaj procesit zgjedhor

Sociologu Përvan Simeonov: Zgjedhjet në Bullgari nuk janë aq të komprometuara, por imazhi i tyre publik është shumë i pakëndshëm

Foto: BTA

Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16 deputetë të zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe partia “Veliçie”, e cila mbeti në pragun e hyrjes në zgjedhjet e 27 tetorit 2024, duke marrë 3.999% të votave, rezultoi të kalojë barrierën prej 4% dhe tashmë ka grupin e saj me 10 deputetë.

Deri në çfarë mase hyrja e “Veliçie” do të ndryshojë tablonë politike në parlament dhe nëse do të shkaktojë trazira në mazhorancën qeverisëse, të reduktuara në numrin kritik prej 121 deputetësh, mbetet për t’u parë.

Partia sigurisht që nuk është një fenomen i rastësishëm në jetën politike bullgare - është i bindur sociologu i agjencisë "Mjara", Përvan Simeonov. Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor, partia ishte përsëri forca më e vogël politike, por grupi i saj parlamentar pësoi një kolaps pas tërheqjes së disa prej deputetëve, duke përfshirë një nga drejtuesit e saj, Nikollaj Markov:

Udhëheqësi i partisë „Veliçie“ Ivelin Mihajllov dhe Nikollaj Markov (djathtas)

“Veliçie” bazohet në disa shtylla të rëndësishme për ta – shpjegon Përvan Simeonov në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Njëra është ideologjia e tyre, e cila është paksa nacionaliste. Shtylla tjetër është modeli i biznesit. Ajo  mbështetet në marketingun agresiv që lidhet me sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe krijuesit e saj kanë infrastrukturën e nevojshme për këtë qëllim, të cilën e përdorin. Gjëja e tretë është thelbi specifik paksa fetar i formacionit. Kjo parti nxjerr diçka autentike, dhe me këtë dua të them të natyrshme. Dëshmia e kësaj është se jemi dëshmitarë të hyrjes së saj të re në parlament, pavarësisht skandaleve shumë të rënda që ajo përjetoi herën e fundit.”

Edhe pse bazuar vetëm në rinumërimin e votave në 2204 qendra votimi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon një sërë problemesh në mënyrën e numërimit të rezultateve të zgjedhjeve në vendin tonë:

Ivilina Aleksieva

“Me fletëvotimet në letër është konstatuar numërim i gabuar i votave për një listë kandidatësh ose raportim i gabuar i rezultatit për një listë kandidatësh” - tha Ivilina Aleksieva, ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe eksperte për ligjshmërinë e zgjedhjeve për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor, në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.

Sipas saj, ka pasur edhe raste të numërimit të gabuar të votave, ku 20 fletë votimi janë numëruar si 19:

“Komisioni jo vetëm që nuk ka llogaritur saktë, por kur ka dorëzuar protokollin seksional në Komisionin Rajonal Zgjedhor dhe protokollet nuk kanë funksionuar, kanë bërë një korrigjim në protokollin seksional dhe kanë vënë nënshkrimet e tyre.”

Zgjedhjet në Bullgari nuk janë aq të komprometuara, por imazhi i tyre publik është vërtet shumë i pakëndshëm. Jemi në prag që shoqëria të mësohet me idenë se zgjedhjet në Bullgari janë diçka e tmerrshme, edhe pse nuk janë. Dhe kjo është shumë e rrezikshme, sepse bëhet një profeci vetëpërmbushëse” – thotë Përvan Simeonov dhe vë në dukje se ndryshimet urgjente në Kodin Zgjedhor lidhen me kolapsin demografik në vendin tonë:

Përvan Simeonov

Në vendbanimet më të vogla, ne nuk jemi në gjendje të garantojmë një proces të drejtë zgjedhor, sepse njerëzit në komisionet sektoriale po bëhen gjithnjë e më të varur dhe varfëria i detyron ata të mendojnë për zgjedhjet si një burim të ardhurash. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se ne duhet të shkojmë drejt një forme qendrash të përbashkëta të numërimit që do të eliminonin manipulimin e votave që po shohim në këto vende. Mendoj gjithashtu se nuk mund t'u garantojmë njerëzve se procesi zgjedhor është i drejtë, pasi ka kaq shumë protokolle të gabuara. Do të ishte mirë që palët të arrijnë një konsensus për të gjitha këto dhe për ta bërë që me hapa të vegjël, të qëllimshëm, pa asgjë radikale, të aplikohen këto ndryshime."

Sa i përket mënyrës sesi bëhet votimi – qoftë me letër, qoftë me makinë, sociologu është i bindur:

"Nuk është aq e rëndësishme nëse votimi do të bëhet me makinë apo me letër, por numërimi të jetë gjithnjë e më shumë me makinë. Mund të këmbëngulet në këtë drejtim, sepse kështu do të jetë shumë e qartë nëse vota që kam hedhur është ajo që kam hedhur në kutinë e votimit. Problemi i madh nuk vjen nga vënia e fletëve të votimit në kuti, por nga protokollet e mbushura me gabime. Edhe nëse janë një përqindje e vogël, krijojnë ndjenjën se ky po bëhet një fenomen i përhapur. Kjo është arsyeja pse ne duhet të aplikojmë një raportim sa më të thjeshtë të mekanizuar që do të shmangte shfaqjen e tyre."


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Autoritetet rumune largojnë Calin Georgescu nga zgjedhjet presidenciale Calin Georgescu nuk do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rumani në maj. Kandidatura e tij u anulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas këtij..

botuar më 25-03-15 8.30.PD

Komentet pas vendimit të Gjykatës për rishpërndarjen e votave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..

botuar më 25-03-13 6.34.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov mirëpret propozimin për një armëpushim njëmujor në Ukrainë

Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..

botuar më 25-03-12 10.36.PD