Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht në krye për 4 vitet e fundit. Kjo e vendos atë në nivel me Hristo Stoiçkov për nga numri i çmimeve. Despodov është vetëm pas Dimitër Berbatov, i cili u zgjodh 7 herë futbollist i vitit.
Pas Despodov janë Ilija Gruev ("Leeds") dhe Dimitër Mitov ("Aberdeen").
Para ndarjes së çmimeve, u mbajt një minutë heshtje për nder të viktimave të tragjedisë në diskotekën në Koçani të Maqedonisë së Veriut.
Me numrin 1 në futbollin e femrave u dallua Evdokija Popadinova nga “Lacio”.
Trajneri i vitit është Stanimir Stoillov, ish-mentor i ekipit “Levski” dhe trajner aktual i skuadrës turke“Gjoztepe”.
Foto: BTA, BGNESAdriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit..