Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi i fotografive i bibliotekës në fshatin Kralevo solli në jetë Pizhon dhe Pendën

Foto: Biblioteka Probuda – 1928, në fshatin Kralevo

Biblioteka në fshatin Kralevo të Tëgovishtes (Bullgaria Verilindore) rikrijon çdo vit zakonet tradicionale bullgare dhe organizon gara si "Mjeshtri i hajvarit" dhe "Nga sënduku i gjyshes". Për të tretin vit radhazi, ajo arriti të bashkojë patriotë nga pjesë të ndryshme të Bullgarisë me një konkurs që i dha jetë imazheve më të dashura që lidhen me veroren bullgare - Pizho dhe Penda.

Legjenda thotë se Pizho dhe Penda, pra djali dhe vajza kanë qenë njerëz të vërtetë që kanë jetuar në trojet tona. Pizho ishte një i ri i pashëm, modest dhe jashtëzakonisht punëtor. Ai kishte një zemër të mirë dhe i ndihmonte të gjithë, por ngaqë punonte vazhdimisht, faqet e tij ishin gjithmonë të kuqe. Në fshatin e tij jetonte Penda – vajza më e bukur në të gjithë rajonin. Ajo kishte flokë të zinj dhe lëkurë të bardhë si bora. Shumë shpejt të rinjtë e pëlqyen njëri-tjetrin dhe dashuria e tyre ishte aq e fortë, e sinqertë dhe e pastër sa njerëzit u prekën dhe vendosën të ruajnë përgjithmonë imazhet e tyre. Kështu lindi nusja e bardhë dhe djali i kuq, të cilët janë bërë me fije dhe janë gjithmonë të lidhur me njëri-tjetrin.
Biblioteka Probuda – 1928, në fshatin Kralevo
Së fundmi, menaxhmenti i Bibliotekës "Probuda – 1928" në fshatin Kralevo vendosi të ringjallte legjendën duke e parë veroren tradicionale nga një vështrim tjetër. Kështu lindi ideja për një konkurs fotografik ndërkombëtar me titullin “Pizho dhe Penda më origjinalë dhe më të gjallë”. Pjesëmarrësit janë të ndarë në çifte dhe sfida është të jenë krijues, të qepin kostumet Pizho dhe Penda, t'i veshin dhe të bëjnë foto.

“Ishte ideja ime”, na thotë Mariella Alieva, e cila është sekretare e Bibliotekës, duke shtuar se ka pasur dëshirë “për diçka jo tradicionale, interesante dhe kreative”, dhe më vonë, së bashku me kryetaren e bibliotekës në fshatin Kralevo – Emine Selimova, kanë vendosur që tema të jetë e lidhur me veroren.

"Edhe pse e shpallëm temën e konkursit pak me vonesë, patëm mjaft pjesëmarrës - rreth 60 çifte nga pothuajse e gjithë Bullgaria - Pleven, Burgas, Dimitrovgrad, Kaspiçan, Tërgovishte, Razgrad dhe shumë të tjerë. Kishim foto nga kopshte, biblioteka dhe shkolla. Madje kemi marrë edhe foto personale të dërguara nga prindërit, si dhe nga një klasë e tërë nxënësish të veshur me kostume në çifte. 

Mund të them që të gjitha fotografitë ishin shumë të bukura dhe fëmijët padyshim që u përpoqën maksimalisht që të futeshin në rolet e Pizhos dhe Pendës. Natyrisht, kishte nga ata që ranë më shumë në sy. E shikon foton dhe thua me vete: “Uaa, sa i ngjajnë Pizhos dhe Pendës!”... Pjesëmarrësi më i vogël ishte vetëm 8 muajsh, kurse më i madhi – 13 vjeç. Ata u shpërblyen gjithashtu në kategorinë "Pizho dhe Penda më autentikë"

Organizatorët i ndajnë fotot në 4 kategori: më origjinale, më fotogjenike, më autentike dhe më të pëlqyera. Darija Llazarova dhe Georgi Llazarov nga biblioteka në fshatin Llozen të bashkisë Strazhica, të cilët morën 1400 like dhe mbi 80 komente nën foton e tyre, u bënë të preferuarit e publikut. Janë shpërblyer gjithsej 15 çifte dhe ata që nuk kanë arritur të kualifikohen këtë vit do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë vitin e ardhshëm. Mariella Alieva është e bindur se Pizho dhe Penda në formë njerëzore sjellin shumë gëzim dhe inkurajojnë kreativitetin:

"Pse duhet që të bëjmë gjithmonë verore? Le të shohim një të tillë personalisht! Për mendimin tim ishte një konkurs shumë i mirë dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të marrin pjesë edhe bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe konkursi të kthehet nga kombëtar në ndërkombëtar."

Foto: Biblioteka Probuda – 1928, në fshatin Kralevo 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD