Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e gatshme të ofrojë ndihmë të re për Maqedoninë e Veriut

Foto: MPJ

Qeveria bullgare mbetet e gatshme të ofrojë ndihmë shtesë për miqtë dhe fqinjët e saj nëse ata kanë nevojë në këtë kohë të vështirë. Këtë ia ka siguruar ministri i jashtëm Georg Georgiev homologut të tij maqedonas Timço Mucunski, i cili ishte në Sofje për një vizitë të shkurtër. Së bashku me ministrin maqedonas të shëndetësisë Dr. Arben Taravari, diplomati i parë maqedonas personalisht mësoi për gjendjen e shtetasve maqedonas të pranuar për trajtim në Bullgari, të cilët pësuan nga zjarri në qytetin e Koçanit.

Aksioni i dhurimit të gjakut në spitalet bullgare do të vazhdojë deri në fund të javës.

Dr. Zhivka Dimitrova nga Kryqi i Kuq Bullgar tha për BNR se “sa herë që ndodh një fatkeqësi si kjo, nevoja për gjak është e madhe”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paschal Donohoe

Kryetari i Eurogrupit inkurajon konvergjencën e qëndrueshme të Bullgarisë

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë ta fusë euron. Kjo kuptohet me një letër nga Kryetari i tij Paschal Donohoe dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa. Letra ka të bëjë me takimin e ardhshëm të liderëve evropianë në Bruksel më 20 mars,..

botuar më 25-03-14 9.11.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Bullgaria, Turqia dhe Rumania takohen në një forum biznesi në Burgas

Në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve në Burgas zhvillohet sot një forum biznesi "Forcimi i lidhjeve ekonomike midis Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë". Qëllimi kryesor i aktivitetit është stimulimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet tre..

botuar më 25-03-14 6.05.PD

Parashikimi i motit për 14 marsin 2025

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë..

botuar më 25-03-13 7.35.MD