Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka Kostadinova. Kështu, Komiteti Olimpik Bullgar do të ketë një kryetar të ri për herë të parë që nga nëntori i vitit 2005, kur Stefka Kostadinova zëvendësoi Ivan Sllavkovin.
Dy ish-atletet janë disa nga bullgaret më të titulluara në historinë e sportit në vendin tonë. Kostadinova mbajti rekordin fenomenal botëror prej 209 cm në kërcim së larti për afro 37 vjet dhe Leçeva u votua qitësja numër 1 e shekullit të 20-të në një sondazh nga Federata Botërore e Qitjes Sportive.Pas pjesëmarrjes në shtatë maratonat më të mëdha në ujërat e hapura, Oceans Seven, nga 14 mars deri më 2 shtator 2024, dhe duke notuar distancat në një periudhë të shkurtër kohore rekord - 173 ditë, Petër Stojçev u regjistrua zyrtarisht në Librin e..
Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore gjermane Altenberg, bullgarja fitoi garën individuale në 12.5 km. Valentina bëri një gabim në dy qitjet e..
I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..