Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë që në vitin 2025. Kështu i është përgjigjur me shkrim ministri i zhvillimi rajonal Ivan Ivanov pyetjes së deputetit Ljuben Ivanov. Objekti është pjesë e korridorit ndërkufitar veri-jug.
Nëse nuk ka pengesa para projektit të përfunduar dhe shteti lëshon një leje ndërtimi, tuneli historik nën majën Shipka duhet të jetë gati në vitin 2029. Tuneli është planifikuar të jetë 3.2 km i gjatë dhe do të jetë tuneli rrugor më i gjatë në vend. Ka edhe katër tunele më të vogla me gjatësi nga 90 deri në 290 metra. Pjesë e projektit është edhe rruga rreth qytetit të Gabrovos, si dhe rruga deri në tunel, të cilat kanë një gjatësi totale prej 10.5 km.
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”. Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj...