Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MEÇ kërcënon me bllokada dhe protesta nëse grupi i tyre parlamentar nuk njihet

Radostin Vasilev
Foto: BTA

Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Vasilev tha se Kisellovën do ta dorëzojnë në prokurori.

Grupi parlamentar i partisë MEÇ po pushon së ekzistuari, tha kryeparlamentarja Natalija Kisellova në fund të seancës finale 22-orëshe, në të cilën u miratua buxheti i shtetit.  Sipas rregullores së Kuvendit, numri minimal i deputetëve për të formuar një grup parlamentar është 10. Aktualisht janë 9 deputetë nga MEÇ, tha ajo. Deputeti nga formacioni Samuill Sllavov dha dorëheqje. Deputeti i ri i partisë, Angell Petkov, nuk e ka bërë betimin.

Sipas Vasilev, deklarata e Kisellovës për shpërndarjen e grupit parlamentar nuk ka vlerë juridike.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Popullore e Bullgarisë nis prerjen e monedhave bullgare në euro

Me vendimin e Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për pranimin e Bullgarisë në eurozonë, vendi hyn në fazën përfundimtare të përgatitjes, deklaroi në një intervistë për BTA guvernatori i Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB), Dimitar Radev. “Pa..

botuar më 25-07-08 4.53.MD

Bullgaria u bë anëtari i 21-të i eurozonës

Këshilli i BE-së për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) miratoi unanimisht tri aktet përfundimtare për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë. Më herët, deputetët e Parlamentit Evropian në Strasburg miratuan raportin që mbështet pranimin e..

botuar më 25-07-08 3.14.MD

Parlamenti Evropian mbështeti anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë

Me 531 vota "pro", 69 "kundër" dhe 79 "abstenime", Parlamenti Evropian miratoi anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë duke filluar nga 1 janari 2026. Kjo procedurë hap rrugën për miratimin përfundimtar nga Këshilli i BE-së për hyrjen e vendit në..

botuar më 25-07-08 2.31.MD