Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

22 Marsi është dita e Veliko Tërnovos – një ditë për të nderuar të kaluarën e lavdishme të qytetit

Foto: velikoturnovo.info

Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars sipas kalendarit Julian) ka ndodhur edhe një ngjarje historike kyçe – beteja e Kllokotnicës, e cila ndihmoi Bullgarinë të vendosë dominimin në Gadishullin Ballkanik në dekadat e ardhshme.

Kisha e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë në Veliko Tërnovo

Në këtë ditë, banorët e Tërnovos që nga mëngjesi herët shkojnë në kishën me të njëjtin emër, e cila është shndërruar në simbol të qytetit që pas Çlirimit. Atje mbahet Liturgjia e Shenjtë festive. Qytetarët dhe mysafirët e qytetit vendosin lule në sarkofagun e Mbretit Kallojan, një nga sundimtarët më të lavdishëm të kohës së Mbretërisë së Dytë Bullgare. Më vonë në kishë kryhet një bekim me ujë të shenjtë dhe një lutje për shëndet, dhe festa nuk kalon pa kujtuar fjalët e Mbretit Ivan Asen II, të gdhendura mbi kolonën e mermerit të fitores nga viti 1230 – mbishkrimi përmban informacion të çmuar për fitoren e madhe të Mbretit bullgar në Kllokotnica 795 vjet më parë, kapjen e sundimtarit epirot Teodor Komnin dhe zgjerimin e kufijve të Bullgarisë deri në Edrene dhe Draç(Durrësi)."

Të dhënat e para për festimin e 22 marsit si festa e Veliko Tërnovos gjenden që në vitin 1879. Atëherë ngjarja u organizua me iniciativën e qytetarëve në kishën "Dyzet Martirët e Shenjtë" midis kodrave historike Trapezica dhe Carevec. Në liturgjinë e shërbyer atëherë morën pjesë njerëzit më të shquar të Bullgarisë së sapoçliruar. Atje ishte komisari perandorak, princ Aleksandër Dondukov-Korsakov, si dhe zyrtarë të lartë dhe klerikë. Dhe meqë në atë kohë në Tërnovo zhvillohej Kuvendi Themelues, në kishë, përkrah njerëzve të thjeshtë, qëndronin edhe përfaqësuesit e popullit, ndër të cilët ishin disa nga figurat kryesore të luftës për lirinë e Bullgarisë.

Muzeu i Rilindjes dhe Asamblesë Kushtetuese në Veliko Tërnovo

Me këtë akt, për herë të parë pas pesë shekujve të sundimit osman, njerëzit në Bullgari treguan nderim për të kaluarën e tyre të lavdishme. Që atëherë deri në vitin 1944, 22 marsi festohej çdo vit si dita e Tërnovos dhe festa e garnizonit të Tërnovos. Festimet u rikthyen në vitin 1970 me iniciativën e qytetarëve patriotikë të “Lagjes së Asenit”, e cila kishte lindur që në Mesjetë dhe nuk e kishte ndryshuar kurrë karakterin e saj bullgar.

Fishekzjarrë festive, shfaqje me lazer dhe spektakli audiovizual "Carivgrad Tërnov – tingull dhe dritë" shënojnë kulmin e festës së marsit në Veliko Tërnovo. 

Sipas traditës, nëpër qytet kalon edhe një paradë me portrete në nder të bamirësve që kanë kontribuar për autoritetin e qytetit.

Çfarë duhet të dimë për mbrojtësit qiellorë të kryeqytetit tonë të lashtë, Tërnovo? Kush janë ata 40 ushtarë të guximshëm nga Sevastija, të cilët vdiqën në mbrojtje të krishterimit në shekullin IV? – shpjegon udhërrëfyesja Svetllana Petkova:

"Kjo është një trupë ushtarake, me besimtarë të krishterë dhe shumë të guximshëm. Por tek ata arrin urdhri i perandorit romak Gaius Licinius, që përsëri të adhurojnë idhujt paganë. Ata refuzojnë. Fillimisht u joshën që të hiqnin dorë nga besimi me nderime dhe pasuri materiale, por më kot. Pastaj filluan tortura jashtëzakonisht të egra ndaj tyre, të përshkruara hollësisht në biografitë e tyre. Bie në sy që në ikonë ata janë pikturuar lakuriq në ujërat e akullta të liqenit të Sevastisë. Ndoshta ideja këtu është të tregohet se si 39 prej tyre arritën të qëndrojnë të patundur ndaj tundimit.

Sepse në bregun e liqenit të Sevastisë i priste ushqim dhe një banjë e ngrohtë me avull. Njëri prej tyre, megjithatë, nuk mundi t’i rezistojë këtij sprovimi dhe u vërsul drejt pragut të banjës. Ai megjithatë ra i vdekur. Ndërsa roja e burgut, duke parë se si ata qëndrojnë në lutje gjatë natës në ujërat e akullta të liqenit dhe duke parë se si Shpirti i Shenjtë zbriste mbi ta në formën e kurorave të dritës, ai vetë hodhi armët, hoqi armaturën dhe rrobat e tij. Dhe kështu roja, tashmë me sy shpirtërorë të hapur, zuri vendin e martirit të dyzetë. Pas torturave të tmerrshme, ata u vranë, trupat e tyre u dogjën dhe kockat e tyre u hodhën në lumin e Sevastisë. Në ditën e tretë, ata iu shfaqën në një vegim peshkopit të Sevastisë, duke i treguar se ku të gjente kockat për t’i rivarrosur. Kjo është shkurtimisht historia e Dyzet Martirëve të Shenjtë nga Sevastia. Por cari Ivan Asen vërtet besonte se me ushtrinë e tij shumë të vogël në numër në vitin 1230 do të mund të mposhtte ushtrinë e despotit epirot Teodor Komnin. Kjo është karakteristike për sundimtarët tanë – ata ishin shumë besimtarë. Prandaj, në Tërnovo në atë kohë kishte 50 kisha aktive, të ndërtuara me fondet e sundimtarëve dhe të fisnikëve."

Foto: velikoturnovo.info, BTA, Svilen Enev, arkiv

Përgatiti ne shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Provadia - Kriporja" është kandidate për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane

Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..

botuar më 25-03-14 6.36.MD

Kisha “Shën Dyzet Dëshmorët” është një vend i shenjtë për historinë bullgare

Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...

botuar më 25-03-09 10.05.PD

Arkeologjia si një kauzë për njerëzit që zbulojnë dhe mbrojnë trashëgiminë tonë historike

Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..

botuar më 25-03-07 7.05.PD