Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdekja e Marin Marinov në Rripin e Gazës u shkaktua nga një tank izraelit

Foto: www.un.org; Bashkia Jamboll

Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stefan Djuzharik. Sipas tij, nga të shtënat u plagosën rëndë gjashtë punonjës të organizatës botërore nga Maqedonia e Veriut, Moldavia, Franca, Britania e Madhe dhe Palestina. Sipas Stefan Djuzharik, palët ndërluftuese ishin të vetëdijshme se ndërtesa e dëmtuar po shfrytëzohej nga stafi i OKB-së në Gaza dhe se ata ishin të detyruar të siguronin paprekshmëri absolute të objekteve të OKB-së sipas të së drejtës ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antoniu Guterish po bën thirrje për një hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të pavarur mbi incidentin, tha zëdhënësi i tij. “Për shkak të vdekjes së shtetasit bullgar dhe stafit të tjerë të OKB-së në Gaza ditët e fundit, si dhe bllokadës izraelite të ndihmës humanitare për Gazën, Guterish mori vendimin e vështirë për të reduktuar praninë e OKB-së në Rrip”, shton Stefan Djuzharik.

“Hetimi fillestar nuk zbuloi asnjë lidhje me aktivitetet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, por OKB-ja po nxiton të publikojë një tjetër akuzë të pabazë kundër Izraelit”, thuhet në qëndrimin e ambasadorit izraelit në Bullgari, Josef Levi Sfari. Prej saj, mësohet se ekipi i OKB-së që kryen hetimet nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vanja Grashkina-Minçeva

Rritje e kërkesave për njohjen e diplomave universitare të marra jashtë vendit

Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..

botuar më 25-10-28 11.49.PD

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..

botuar më 25-10-27 7.35.MD

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja e BNR-së, Sillvia Velikova. Pritet që të premten t’i dorëzohen materialet e çështjes, gjë që tregon..

botuar më 25-10-27 2.33.MD