Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA.
Garuesit vendas treguan një përgatitje të jashtëzakonshme, saktësi teknike dhe një vullnet të pakompromis për të fituar, duke treguar epërsi totale pothuajse në të gjitha grupmoshat dhe kategoritë, duke fituar në total 24 medalje ari, 16 argjendi dhe 12 bronzi. Kjo arritje forcoi pozitën e vendit si një forcë udhëheqëse në Ballkan dhe Evropë dhe vendosi synime të reja për ekipin kombëtar - një paraqitje e suksesshme në dy Kampionatet Botërore për të rinj dhe meshkuj, të cilat janë planifikuar të zhvillohen deri në fund të vitit, theksoi Federata Bullgare e Arteve Marciale të Përziera (BFMMA).
Ndër yjet e skuadrës bullgare në Tiranë u dalluan kampioni i Evropës Angell Aliev, Nikolla Ivanov, Apostoll Apostollov, Polat Mehmed, Fikret Mehmed, Georgi Zheljazkov, Pllamen Donkov, Kristian Nedkov e të tjerë.
Stafi i trajnerëve të skuadrës, i udhëhequr nga Maria Koleva, Ivajllo Georgiev dhe Kallojan Kolev, u shpreh i kënaqur me arritjet e garuesve kombëtare.
"Ky sukses është rezultat i punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit. Konkurrentët tanë janë shembull se çfarë mund të arrijë njeriu me punë dhe këmbëngulje", tha Maria Koleva pas përfundimit të garës.
BFMMA shprehu gjithashtu mirënjohje për ambasadorin bullgar në Tiranë Ivajllo Kirov dhe të gjithë punonjësit e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për pritjen dhe mbështetjen e ngrohtë që u dhanë sportistëve vendas.Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të Vitit” morën pjesë 137 gazetarë sportivë. I ftuar special në ceremoninë në Sofje ishte presidenti i..
Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..
Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit të serisë “Masters” në fusha të kuqe në Monte Karlo. Në raundin e parë ai mposhti..
Kampioni olimpik Magomed Ramazanov fitoi titullin evropian të mundjes në kategorinë 86 kg stil i lirë në kampionatin në Bratislavë. Në ndeshjen finale..
Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej..