Gati 40 vjet më parë, bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u përqendruan në disa qytete. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe me rritjen e diasporës bullgare, bashkësitë tona kishtare filluan të shumohen. Megjithatë, për themelimin e një bashkësie të re kishtare bullgare në një qytet të caktuar jashtë vendit, kalojnë vite derisa famullia të vendoset në kishën e saj me shërbime të rregullta dhe një prift për të shërbyer atje.
"Jashtë vendit, në Gjermani apo në çdo vend tjetër, janë të krijuara bashkësi kishtare që kanë dëshirë për kujdes shpirtëror. Prandaj, ne marrim përsipër këtë përgjegjësi për të udhëtuar për t'u shërbyer këtyre komuniteteve dhe njerëzve të kishës tashmë të krijuar" - thotë kryeprifti Collo Krivaçkov për veprimtarinë misionare të priftërinjve bullgarë jashtë vendit.
Gjithçka fillon me mbledhjen e disa bashkatdhetarëve tanë për adhurim. Me kalimin e kohës, brenda tyre lind dëshira për të kryer shërbime të rregullta në vendin ku jetojnë, për të disponuar tempullin e tyre dhe priftin e tyre. Gradualisht, me donacione dhe me ndihmën e organizatave të emigrantëve dhe Kishës Ortodokse Bullgare, u krijuan kisha të pavarura. Një prej tyre është Kisha “Shën Mbreti Boris Pagëzori”, e cila u bë një shtëpi shpirtërore për bullgarët ortodoksë në Berlin dhe në rajon.
Fillimisht shërbesat në bullgarisht në kryeqytetin e Gjermanisë kryheshin në një nga sallat e ambasadës sonë atje, ndërsa sot bashkatdhetarët tanë mblidhen në shtëpinë shpirtërore çdo të diele dhe në festat e mëdha kishtare.
Prifti i parë i shuguruar për Peshkopatën e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në vitin 1994, dhe sot - një nga tre priftërinjtë në Kishën Katedrale "Shën Mbreti Boris Pagëzori", është Ljubomir Leontinov.
“Në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar, kur filloi rindërtimi dhe rinovimi i kishës “Shën Mbreti Boris Pagëzori”, në Berlin kishte një komunitet shumë të fortë studentor bullgar”, kujton prifti. Djem e vajza, me gjithë entuziazmin e tyre vinin dhe ndihmonin në tempull në pastrimin e tij dhe në të gjitha punët e riparimit. Të ndarë nga prindërit, të afërmit dhe miqtë e tyre, në një vend të largët, ata i njihnin priftërinjtë në tempull si njerëzit më të afërt, si baballarët e tyre. Priftërinjtë bullgarë më vonë pagëzuan të huajt e tyre të zgjedhur dhe fëmijët e tyre:
“Këta njerëz janë për një kohë këtu, zhvillohen, por nëse marrëdhëniet me ta janë ruajtur, dhe kështu është, atëherë ne jemi të pasur - thotë At Leontinov. -Ne u kemi shtrirë duart të gjithëve. Të gjithë mund të vijnë tek ne, të lutemi së bashku për njëri-tjetrin dhe të bëhen pjesë e komunitetit tonë” - thotë At Ljubomir dhe shton se edhe sot në komunitetin bullgar në kryeqytetin gjerman nuk ka vetëm bullgarë, por edhe polakë, gjermanë, rusë, ukrainas, rumunë...
“Komuna jonë në Berlin i mbledh këta njerëz, ndonjëherë në numër të pafund, kur kisha përmbushet me njerëz. Ndonjëherë besimtarët nuk janë aq shumë, sepse jeta jonë e përditshme e punës në republikën federale është aktualisht shumë e ngarkuar - shton fjalët e Atit Hristo Berov, një nga të krishterët më të zellshëm dhe kujdestar i Komunitetit të Kishës Ortodokse Bullgare në Berlin. - Ne përpiqemi t'u afrohemi njerëzve, t'i qetësojmë, t'u japim shpresë dhe mbi të gjitha të ndjekim Krishtin - Shpëtimtarin tonë, i cili të na udhëheqë në shpëtimin e shpirtrave tanë."
Hristo Berov thekson me kënaqësi se ka bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm mes komunitetit kishtar dhe përfaqësive të shtetit bullgar në kryeqytetin gjerman. Ai flet me mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga ambasadori bullgar në Berlin, Grigor Porozhanov dhe udhëheqësi i Institutit Bullgar të Kulturës, Borisllav Petranov. Ata asistojnë në Liturgjitë e Shenjta në tempull, organizojnë ekspozita ikonash dhe një sërë ngjarjesh të tjera që ushqejnë shpirtin bullgar dhe i bëjnë bashkatdhetarët tanë krenarë që janë bullgarë. Dhe kisha jonë ortodokse është ajo që mbledh nën kupolat e saj fëmijët e shpërndarë të Bullgarisë dhe ruan identitetin e tyre.
Bazuar në intervistat e Aleksandra Karamihaleva posaçërisht për podkastin "Ura e Besimit" të Radio Bullgarisë
Përpiloi: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Darina Grigorova, Komuniteti i Kishës Ortodokse Bullgare në Berlin
Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...
Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..
Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Pulsi” në qytetin e Koçanit, që ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, 65 km nga..
Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars,..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga..