Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë dhe proaktiv për rastin e punonjësit bullgar të OKB-së, Marin Marinov, i cili vdiq në Rripin e Gazës. "Shoqëria jonë pret që ajo të tregojë se është e shqetësuar për çdo qytetar bullgar, pavarësisht se ku ndodhet në botë, se ka një vetëdije të qartë për interesat tona kombëtare në politikën tonë të jashtme dhe udhëhiqet nga këto interesa. Prandaj, pres që qeveria të ketë një qëndrim dinjitoz dhe të kërkojë një informacion të tillë. Ne nuk mundemi të mbështetemi vetëm në informacionin e njërës anë, e cila, përveç kësaj, është një palë e konfliktit, tha presidenti Radev.
Sipas një deklarate të OKB-së, zjarri i tankeve izraelite në një ndërtesë të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktoi vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars 2025. Disa ditë më parë, Ministri i Jashtëm Georg Georgiev deklaroi në Veliko Tërnovo se pala izraelite po zhvillon një hetim për rastin. I pyetur nga një gazetar nëse Bullgaria ka ndërmend të kryejë hetimin e saj për vdekjen e Marinovit, ai u përgjigj: "Situata aktuale në Gaza e bën jashtëzakonisht të vështirë për çdo vend që të kryejë një hetim, përveç atyre që janë në terren atje. Për shkak të kompleksitetit të situatës, është shumë e vështirë të angazhohemi me afate dhe me parametra të saktë."
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..