Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona intensive me shtrëngata.
Paraditen e së shtunës do të ketë mjegull në disa vende fushore për shkak të lagështirës së lartë. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja, në fushën e Danubit nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, kurse maksimalet 13° deri 18°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 6°, ndërsa ajo maksimale rreth 13°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët me vranësira të përkohshme para mesditës. Pas drekës në shumë vende do të ketë reshje shiu, e mbi 1800 metra - borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 8°, në 2000 metra - rreth 2°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot i vranët me vranësira të përkohshme para mesditës dhe mbi bregdetin verior. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 11° dhe 16°. Temperatura e ujit të detit është 8°-10°. Deti do të jetë 3-4 ballë.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por..