Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov, drejtuar deputetes së GERB-it, Denica Saçeva.
“Fushata e përpunimit të dokumenteve është në kulmin e saj në funksion të sezonit të ardhshëm turistik veror”, informoi ministri. Janë përpunuar mbi 560 deklarata nga punëdhënësit dhe janë regjistruar punësime sezonale për mbi 4200 shtetas të vendeve të treta.
Ata që dëshirojnë të punojnë në vendin tonë janë të interesuar në disa sektorë - hotele dhe restorante, ndërtimtari, prodhimtari, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe transporti.
Gjatë 6 viteve të fundit, Agjencia e Punësimit ka lëshuar leje për hyrje në tregun bullgar të punës për mbi 108 mijë persona, punëtorë dhe specialistë nga 65 vende.Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni...