Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje – 7°, ndërsa maksimalet – ndërmjet 11° dhe 16°, në Sofje – rreth 11°.
Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, e mbi 1700 m - borë. Do të fryjë erë e fortë nga rajoni lindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 6°, në 2000 m – rreth 0°.
Do të mbajë mot kryesisht me vranësira në bregdetin e Detit të Zi, në disa vende do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 9° dhe 11°. Uji i detit është 9°-10°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe..