Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie" dhe Shoqatës Vullnetare "Grupi 1500". Ekspozita fotografike, e cila mund të shihet nga 1 deri më 14 prill në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, prezanton 60 panele me foto dhe tekste prekëse që tregojnë për jetën në strehimoret komunale në Sesllavci dhe Gorni Bogrov, arsyet pse qentë përfundojnë atje, si dhe çfarë mund të bëjë çdo person për të pasur më pak kafshë të braktisura.
Fotografitë janë vepër e Denis Buçell, i lindur në Kishinau të Moldavisë, i cili mahnit publikun për vite me radhë me foto të mahnitshme dhe të gjalla që kapin momente të rëndësishme në jetën përreth nesh. Tekstin që i shoqëron fotot e shkroi Maria Peeva (e njohur për publikun bullgar si Mama Ninxha) dhe ekipi i bashkisë së Sofjes.
Ekspozita do të hapet zyrtarisht më 4 prill, kur shënohet Dita Botërore e Kafshëve të Pastrehë.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..