Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasuesit e sotëm të Najden Gerovit në Britaninë e Madhe

Shkolla Bullgare e së Dielës “Najden Gerov” edukon dhe frymëzon prej 9 vitesh

Foto: Shkolla Bullgare e së Dielës "Najden Gerov"

E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit themeloi në vitin 2017 një shkollë bullgare në qytetin Chelmsford, në qarkun Essex, Britania e Madhe. Ajo i dha emrin e rilindasit dhe veprimtarit të arsimit popullor Najden Gerov. Sot, kjo shkollë ka degë në Londër dhe në Canterbury dhe që nga viti 2018 funksionon sipas programit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Gjuha amtare dhe kultura jashtë vendit”.

Shkolla Bullgare “Najden Gerov” është bashkëorganizatore e konferencës që do të hapet më 4 prill në Londër, me temën “Inteligjenca artificiale në arsim: Rruga drejt mësimdhënies dhe mësimit inovativ”, e cila do të mbledhë mbi 60 përfaqësues të shkollave bullgare jashtë vendit, pedagogë të universiteteve dhe specialistë në fushën e arsimit. “Radio Bullgaria” e BNR-së është partner mediatik i kësaj nisme.

"Themelimi i një shkolle është një procedurë e vështirë", – na thotë Ilijana Bojaxhieva Smit.
"Unë e themelova shkollën tonë në qytetin Chelmsford, në qarkun Essex. Pavarësisht se atje kishte relativisht pak bullgarë, vendosa që fëmijët e tyre të kishin mundësinë për një arsim bullgar, në mënyrë që gjuha dhe kultura jonë të ruheshin edhe jashtë Londrës. Pak më vonë hapëm edhe degë në Londër – pothuajse në qendër të qytetit, afër Grinuiçit, si dhe në Canterbury, në pjesën juglindore të Anglisë. Gjatë këtij viti shkollor kemi 120 fëmijë."
Irina Zdravkova
Pranë shkollës "Najden Gerov" funksionon edhe një komunitet prindëror me kryetare Irina Zdravkovën. Ajo jeton në Britaninë e Madhe prej 25 vitesh dhe gjatë 15 viteve të fundit ka drejtuar financat e një korporate të madhe botërore. Megjithatë, ajo gjen kohë edhe për shkollën bullgare.

Në gjuhën bullgare mësojnë edhe fëmijët e Irinës.

"Përreth nuk kemi të afërm të tjerë, as shumë miq bullgarë me të cilët të shoqërohemi. Duhet të pranoj se fëmijët kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm në gjuhën bullgare, falë shkollës. Gjithashtu, unë dhe bashkëshorti im flasim bullgarisht në familje për të ruajtur traditën dhe gjuhën."

Një nga të rinjtë që këtë vit do t’i thotë lamtumirë shkollës bullgare është Angell Todorov. Ai është 17 vjeç. U transferua nga Sofja në Britaninë e Madhe në vitin 2021. Tashmë ka përfunduar shkollën e mesme angleze dhe aktualisht studion "Teknologji Informacioni" në një kolegj në Londër. Ai vazhdon të ndjekë edhe shkollën tonë të së dielës.

"U regjistrova në shkollën bullgare menjëherë pasi erdhëm në Britaninë e Madhe. E kuptova se, nëse vendosim të kthehemi në Bullgari, arsimi bullgar do të jetë i dobishëm për mua. Dhe pasi të përfundoj edhe universitetin këtu, planifikoj të kthehem dhe të jetoj përsëri në Bullgari."
Angell Todorov
Angell është i mahnitur nga mësuesit e tij në shkollën bullgare të së dielës dhe, përmes nesh, dëshiron t’i falënderojë ata që ndajnë nga koha dhe burimet e tyre për të ndihmuar brezat e ardhshëm.

Ata jo vetëm që japin zemrën dhe shpirtin për atë që bëjnë, por edhe vetë mësuesit vazhdimisht përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre pedagogjike. Një mundësi e mirë për këtë janë seminarët dhe forumet e organizuara së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Shoqatën e Shkollave Bullgare Jashtë Vendit dhe institucione të tjera arsimore nga Bullgaria, ku mblidhen mësues nga shkollat bullgare nga e gjithë bota. E njëjta gjë do të ndodhë edhe më 4 dhe 5 prill në Londër, kur mësuesit do të diskutojnë se si inteligjenca artificiale mund t’i ndihmojë në punën e tyre të përditshme.

Foto: Shkolla Bullgare e së Dielës "Najden Gerov", Britani e Madhe
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e Plazhit të Burgasit do të ndizet blu për Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..

botuar më 25-04-02 5.05.PD

“Një dorë e shtrirë. E juaja” - një ekspozitë fotografike tregon historinë e jetës së qenve endacakë

Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..

botuar më 25-04-01 6.10.PD

Mbi 7 mijë persona nga vende jo anëtare të BE-së kërkojnë punë në vendin tonë

Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..

botuar më 25-03-31 11.51.PD