Përmirësimi i lidhjes së transportit dhe aksesi gjatë gjithë vitit në Vitosha - kjo parashikohet në një plan të Komunës së Sofjes për zhvillimin e malit. Sipas kryetarit Vasill Terziev, më e rëndësishme është që Vitosha të integrohet në qytet. “Qasja gjatë gjithë vitit në mal përfshin si të shkosh atje në këmbë, me biçikletë, me transport publik, me teleferik dhe në fund me makinë, që aktualisht është mënyra më e përshtatshme”, shpjegoi kryebashkiaku. Për këtë qëllim duhet të krijohen kushte moderne për turizmin, ruajtjen e natyrës, ekuilibrin social-ekonomik dhe menaxhimin e mirë. Sipas tij, komuna ka një ide që të ndërtojë ura për këmbësorë mbi Unazën e Kryeqytetit për qasje më të lehtë në malin Vitosha. Vasill Terziev theksoi se mali duhet të jetë i aksesueshëm si prioritet për fëmijët, pensionistët dhe qytetarët nga grupet vulnerabël. Për adoleshentët planifikohen shtigje edukative, kampe verore, klasa dhe shkolla të gjelbra. “Qëllimi ynë i madh është që të gjithë fëmijët të kenë ngjitur Vitoshën deri në moshën 16 vjeçare”, shtoi kryebashkiaku.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..
“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..
Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..