Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis.

Fokusi këtë vit do të jetë në kuzhinën e lashtë. Vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë gatime autentike të përgatitura sipas recetave origjinale të epokës romake, trake dhe të hershme të krishterë. Për të pasuruar përvojën e tyre, të ftuarit e festivalit do të jenë në gjendje të marrin pjesë në një sërë sesionesh edukative që lidhen me historinë e ushqimeve dhe rrugët e tyre kulturore dhe tregtare ndër shekuj.
Zonat e fëmijëve do të ofrojnë atraksione të krijuara posaçërisht dhe lojëra edukative. Festivali do të shoqërohet me një program të pasur kulturor, duke përfshirë shfaqje muzikore, teatrale dhe kërcimi të frymëzuara nga traditat e lashta.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Foto: museumhisarya.bgPlatforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..