Anxhelika Nenova, garuesja më e re bullgare në Kampionatin Evropian të Shahut klasik për femra në Greqi, fitoi ndeshjen e saj në raundin e katërt. Shahistja 15-vjeçare e CSKA-së ka mposhtur me topin e bardhë Aleksandra Lach nga Polonia. Në këtë mënyrë, Nenova tashmë ka 2.5 pikë.
Belloslava Krësteva barazoi me Deimante Daulyte-Cornette nga Franca dhe gjithashtu grumbulloi 2.5 pikë.
Me bardhezinjtë 2.5 pikë ka edhe Viktoria Radeva, 2 pikë ka Antoineta Stefanova. Lider në renditje është holandezja Eline Rubers, e cila është e vetmja me gjithsej 4 pikë. Pas saj janë shtatë shahistë me nga 3.5 pikë secila.
Të premten zhvillohet raundi i pestë i Kampionatit Evropian, i cili organizohet nga ishulli Rodos.
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...